Politike

Basha i përgjigjet Bardhit nga konferenca: Duhet të heqë dorë nga gjuha e vjetër

Po ashtu ai theksoi se këto lloj qëndrime të demokratëve, Rama i dashuron. 

11 Janar 2024, 18:34 Nga I.A
Basha i përgjigjet Bardhit nga konferenca: Duhet të heqë
Lulzim Basha

TIRANË- Deputeti Lulzim Basha i është përgjigjur kreut të grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi për reagimin që i bëri. Basha theksoi se Bardhi duhet që të heqë dorë nga gjuha e vjetër që është përdorur nga kryedemokrati Sali Berisha. Po ashtu ai theksoi se këto lloj qëndrime të demokratëve, Rama i dashuron.   

“Kjo është ilustrim i asaj që thashë se nuk do ndodhë më, Nuk do bëhemi pjesë e një loje që e mban konfliktin brenda PD ose opozitës. Kjo është loja e Edi Ramës, janë apo jo të vetëdijshëm. Qëndrime të tilla i dashuron kryeministri i suksesit global që ka gjysmën e kabintetit në burg. Unë do të dëshiroja që kjo gjuhë të merrte fund. Do ia uroja të parit këtë arkitektit që kur ia drejtonte kundërshtarit na pëlqente shumë, por kur na e drejtoi ne e pamë sa e gabuar ishte, e jo më të tjerëve që përpiqen më kot t’i ngjajnë atij. Thirrja ime është ndaj çdokujt, të heqin dorë nga kjo gjuhë e vjetër. Nuk e meritojnë opozitarët dhe shqiptarët”, tha Basha.

lulzim basha gazment bardhi

Sondazh

Poll