Bota

SHBA-ja pranon kërkesën e Kosovës për blerjen e raketave kundërtanke

Departamenti amerikan i Shtetit do ta dërgojë kërkesën e Kosovës në Kongresin amerikan, me çka fillon procedura zyrtare, thuhet në komunikatën e lëshuar nga Presidenca serbe.

11 Janar 2024, 15:10 Nga h.k
SHBA-ja pranon kërkesën e Kosovës për blerjen e raketave
Foto ilustruese

KOSOVË--Shtetet e Bashkuara kanë pranuar kërkesën e Kosovës për të blerë raketa kundërtanke, Javelin, i tha ambasadori amerikan në Beograd, Christofer Hill, presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, gjatë takimit të tyre në Beograd më 11 janar.

Departamenti amerikan i Shtetit do ta dërgojë kërkesën e Kosovës në Kongresin amerikan, me çka fillon procedura zyrtare, thuhet në komunikatën e lëshuar nga Presidenca serbe.

Vuçiq tha se ky lajm është një zhgënjim i madh, por që Serbia, së bashku me SHBA-në do të punojnë në ruajtjen e raporteve serbo-amerikane./REL 

shba serbi

Sondazh

Poll