Politike

Emiratet e Bashkuara Arabe heqin vizat për Kosovën, Osmani: Marrëveshja e arritur muajin e kaluar

Sipas Osmanit, marrëveshja është arritur gjatë një takimi që pati me homologun e saj arab muajin e kaluar.

11 Janar 2024, 09:13 Nga M.B
Emiratet e Bashkuara Arabe heqin vizat për Kosovën, Osmani:
Vjosa Osmani dhe Mohamed Bin Zayed

KOSOVA- Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka bërë me dije përmes rrjeteve sociale se Emiratet e Bashkuara Arabe kanë hequr vizat për Kosovën. Osmani ka postuar dhe disa foto gjatë takimit që kishte me Presidentin e Emirateve të Bashkuara Arabe, Mohamed Bin Zayed. Sipas saj, marrëveshja është arritur gjatë një takimi që pati me homologun e saj arab muajin e kaluar.

“Falënderoj Presidentin e Emirateve të Bashkuara Arabe, Mohamed Bin Zayed për pranimin e propozimit tim për heqjen e vizave për qytetarët e Kosovës. Marrëveshja e arritur gjatë takimit tonë muajin e kaluar tashmë është nënshkruar, duke hapur rrugën për më shumë mundësi bashkëpunimi midis vendeve dhe qytetarëve tanë”,  shkruan Osmani në platformën X.

 

kosova emiratet e bashkuara arabe mohamed bin zayed

Sondazh

Poll