10 Janar 2024, 21:54
Nga r.ll
gazment bardhi
TIRANË- Gazment Bardhi tha për Syri TV se kërkon nga SPAK të mos zvarrisë çështjen e aferës Rama-McGonigal.
Ai tha se nuk ka nevojë që prokuroria të bëjë hetime të thelluara për këtë rast, pasi sipas tij mjafton të marrë dosjen e drejtësisë amerikane, ku prokuroria e SHBA ka dalë në atë konkluzione dhe hetimi është i mbyllur.
“Kallëzimi im është publik. Unë nuk kam firmosur asnjë dokument. Unë kam bërë një kallëzim për këtë çështje. Besoj se është e provuar.
Prokuroria nuk ka nevojë të bëjë hetime të thelluara për këtë rast, mjafton të marrë dosjen e drejtësisë amerikane, ku ka edhe provat përkatëse, ku prokuroria e SHBA ka dalë në atë konkluzione dhe hetimi është i mbyllur.
Mjafton një letërporosi drejtuar SHBA për të tërhequr një kopje të dosjes dhe prokuroria provon fajësinë e kryeministrit Edi Rama, që ka korruptuar një zyrtar të huaj për të përfituar favore dhe më pas në këmbim të kësaj, i ka dhënë edhe vetë favore dhe kjo është e provuar për sa i takon tenderin që lidhet me vendburimet e naftës.
Në kuadër të këtij kallëzimi, i kam kërkuar informacion drejtuesit të prokurorisë para disa kohësh se çfarë po bëhet me kallëzimin tim. Kam marrë përgjigje përkatëse nga zoti Dumani në përputhje me ligjin.
Në atë shkresë më është vendosur detyrimi në përputhje me ligjin që unë të ruaj konfidencialitetin e informacionit që më është përcjellë nga prokuroria. Dhe unë e kam ruajtur konfidencialitetin e informacionit që më është përcjellë. Por gjej rastin të bëj thirrje publike për mozvarritje të hetimeve dhe për hetim të plotë dhe të paanshëm në këtë rast,” tha Bardhi.
gazment bardhi
Politike
10 Janar 2024, 21:17
h.k
Gazment Bardhi
TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi tha se ka mbajtur qëndrimet e tij publike dhe dhe ka kritiku...
Politike
10 Janar 2024, 20:54
h.k
Gazment Bardhi
TIRANË-Kreu i grupit Parlamentar Gazment Bardhi ka folur mbrëmjen e sotme mbi aktualitetin poltik në vend. Bardhi ka dhë...
Politike
10 Janar 2024, 19:15
r.ll
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i PD-së, Sali Berisha iu përgjigj akuzave se me fjalimet e tij nga dritarja e banesës po thyen vendimin e gjy...
Politike
10 Janar 2024, 19:03
r.ll
sali berisha
TIRANË- Lideri i opozitës, Sali Berisha gjatë fjalimit të tij për demokratët, iu ka bërë thirrje stude...
Politike
10 Janar 2024, 18:37
h.k
Gazment Bardhi
TIRANË-Gazment Bardhi, Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike e ka cilësuar gjueti shtrigash porosinë e ...
Politike
10 Janar 2024, 18:40
r.ll
sali berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike ka mbajtur fjalimin e tij nga dritarja e banesës ku ka përshëndetur fillimisht, qy...
Politike
10 Janar 2024, 18:22
r.ll
mbeshtetesit
TIRANË- Ka nisur tubimi i mbështetësve të liderit demokrat Sali Berisha, poshtë banesës së tij. Qytetar&eum...
Politike
10 Janar 2024, 17:54
h.k
Foto ilustruese
TIRANË-Luçiano Boçi, Nën/Kryetari i Partisë Demokratike ka folur pasditen e sotme agjendën politike t&eu...
Politike
10 Janar 2024, 17:14
r.ll
gazment bardhi
TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka reaguar lidhur me deklaratën e kryeministri...
Politike
10 Janar 2024, 16:16
I.A
Edi Rama
LEZHË- Kryeministri Edi Rama i është kërkuar një koment për Lulzim Bashën dhe grupin e tij të deputetë...