Bota

Afrika e Jugut dërgoi në Hagë Izraelin, gjykatësi: Ka vite që palestinezët keqtrajtohen

Gjykata ka vendosur ta shqyrtojë kërkesën e Afrikës së Jugut në seanca dëgjimore më 11 dhe 12 janar. Rasti, mund të zgjasë disa vjet. 

11 Janar 2024, 11:31 Nga M.B

Afrika e Jugut dërgoi në Hagë Izraelin, gjykatësi: Ka vite

HAGË- Një betejë ligjore nëse lufta e Izraelit kundër Hamasit grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian në Gazë përbën gjenocid, hapet sot në gjykatën më të lartë të Kombeve të Bashkuara me seancat dëgjimore pasi Afrika e Jugut u bëri thirrje gjyqtarëve që të urdhërojnë pezullimin e menjëhershëm të veprimeve ushtarake të Izraelit. Gjykata ka vendosur ta shqyrtojë kërkesën e Afrikës së Jugut në seanca dëgjimore më 11 dhe 12 janar. Rasti, mund të zgjasë disa vjet. 

Duke iu drejtuar gjykatës, Ministri i Drejtësisë i Afrikës së Jugut Ronald Lamola tha se shtypja e popullit palestinez nuk filloi pas sulmeve të Hamasit, duke argumentuar se ajo ka vazhduar për vite me rradhë. 

“Në Rripin e Gazës, të paktën që nga viti 2004, Izraeli vazhdon të ushtrojë kontroll mbi hapësirën ajrore, ujërat territoriale, vendkalimet tokësore, ujin, energjinë elektrike dhe infrastrukturën civile” tha ai.

"Afrika e Jugut dënoi pa mëdyshje shënjestrimin e civilëve nga Hamasi dhe palestinezët dhe grupet e tjera, dhe marrjen e pengjeve më 7 tetor 2023. Asnjë sulm i armatosur në një territor shtetëror, pa marrë parasysh sa serioz... edhe një sulm që përfshin krime mizori mund të ofrojë ndonjë justifikim ose mbrojtje për shkeljet e konventës. Qoftë çështje ligji apo morali" tha ai.

“Përgjigja e Izraelit ndaj sulmit të 7 tetorit 2023 e ka kaluar këtë kufi dhe ka shkaktuar shkelje të konventës”, tha ai në gjykatë.

Izraeli filloi fushatën e tij në Gaza pas sulmeve të 7 tetorit, në të cilat Hamasi vrau 1200 njerëz në Izrael dhe mori peng më shumë se 200 të tjerë. Presidenti i saj tha se Izraeli planifikon të argumentojë se po vepron në vetëmbrojtje kur t'i përgjigjet Afrikës së Jugut të premten.

okb afrika e jugut lufta izrael-palestine

Sondazh

Poll