Bota

"Biden i dobët", Trump: Po të isha president, nuk do të ndodhte lufta në Ukrainë dhe sulmi i 7 tetorit

Trump, kandidati më i fortë presidencial i republikanëve në zgjedhjet e 5 nëntorit, mori pjesë në transmetimin e drejtpërdrejtë në kanalin Fox News në shtetin e Iowa-s, ku më 15 janar do të fillojnë zgjedhjet paraprake.

11 Janar 2024, 09:56 Nga M.B

 

"Biden i dobët", Trump: Po të isha president, nuk do të
Donald Trump

 

 

SHBA- Ish-presidenti amerikan, Donald Trump tha se presidenti aktual Joe Biden është i dobët kundër Kinës dhe Rusisë dhe se nëse ai do të ishte president gjatë kësaj periudhe, nuk do të ndodhte lufta në Ukrainë dhe sulmet e Hamasit më 7 tetor. Trump, kandidati më i fortë presidencial i republikanëve në zgjedhjet e 5 nëntorit, mori pjesë në transmetimin e drejtpërdrejtë në kanalin Fox News në shtetin e Iowa-s, ku më 15 janar do të fillojnë zgjedhjet paraprake.

“Sot, ju keni kaos. Joe Biden nuk mund të bashkojë dy fjali, por ai po na mbron kundër Putinit, Xi dhe të gjithë liderëve të tjerë të zgjuar...Lufta në Ukrainë nuk do të kishte ndodhur kurrë, Rusia nuk do të kishte hyrë kurrë (në Ukrainë). Sulmi i fundit ndaj Izraelit nuk do të kishte ndodhur kurrë”, tha Trump.

Nga ana tjetër, Trump, i cili bëri edhe vlerësime për politikën e brendshme, pohoi se kishte një problem serioz me emigrantët e paligjshëm në vend dhe Biden nuk bëri asgjë për këtë.

 

donald trump shba joe biden

Sondazh

Poll