Politike

"Kemi gjetur formulën e bashkimit të opozitës"/ Bardhi përjashton Bashën nga bashkimi: Është komod me Ramën

Nga ana tjetër ai bëri me dije se përfaqësuesit e opozitës po punojnë për të gjetur formulën e bashkimit në një front të bashkuar opozitar. 

10 Janar 2024, 20:54 Nga h.k
"Kemi gjetur formulën e bashkimit të opozitës"/ Bardhi
Gazment Bardhi

TIRANË-Kreu i grupit Parlamentar Gazment Bardhi ka folur mbrëmjen e sotme mbi aktualitetin poltik në vend. Bardhi ka dhënë përgjigje në lidhje me agjendën e opozitës në Kuvendin e Shqipërisë, ku tha se aksioni do të vijojë.

Nga ana tjetër ai bëri me dije se përfaqësuesit e opozitës po punojnë për të gjetur formulën e bashkimit në një front të bashkuar opozitar. 

Bardhi:“Në parim nuk përjashtohet asnjë akt nga aktet ekstreme të sakrificës të deputetëve të opozitës deri në përmbushjen e kërkesave tona. 

Të gjitha këto opsione janë hedhur në tryezë dhe janë miratuar në parim nga deputetët e PD. Siç e thashë, do jetë grupi që do të vendosë nëse ne do kalojmë në një përshkallëzim të aksionit tonë në Kuvend. Pra, është një vendimmarrje që e merr grupi parlamentar, por secili prej nesh ka shprehur gatishmërinë për të kaluar në secilin nga skenarët që ju përmendët.

Ajo që dua të konfirmoj është se grupi parlamentar ka gjykuar që prioritet në atë moment do të duhet të jetë përballja me regjimin e Edi Ramës.

Secili prej nesh janë të ndërgjegjësuar, pra të 43 deputetët janë të ndërgjegjësuar që vetëm bashkimi i PD do ta forconte PD-në. Vijimi i konfliktit dhe përçarja brenda PD dhe vetë opozitës e dëmton PD-në, e dobëson PD-në, prandaj dhe duhet të jetë temë diskutimi në mbledhjet e ardhshme.

Sa i takon vendit se ku zhvillohen mbledhjet, ka zero vlerë vendi se ky i zhvillojmë ne mbledhjet. Qëllimi është që i gjithë fronti opozitar të bashkohet në një koalicion të gjerë politik opozitar.

Zotin Mediu, zotin Duka, unë i takoj në vijimësi dhe tema kryesore e diskutimit është se si duhet të forcohet PD dhe opozita në tërësi. Edhe gjatë këtyre ditëve në mënyrë të përditshme ne takohemi për të diskutuar se cila është formula më e mirë për të bashkuar dhe forcuar opozitën.

...Unë nuk e kam parë gjatë kësaj periudhe veprimtarinë politike të zotit Basha të jetë në opozitë. Ne po flasim për koalicion opozitar, pra për bashkimin e faktorëve që janë në opozitë me Edi Ramën.

Disa kanë zgjedhur të jenë në komoditet me qeverinë e Edi Ramës dhe sigurisht në këtë front opozitar nuk ka vend për ata që zgjedhin komoditetin përkundër përballjes me regjimin e Edi Ramës.

Zoti Basha mund të thotë se jam mbreti i Anglisë, por kjo nuk duhet të thotë se mbreti i vërtetë duhet t’i lirojë ambientet e tij të punës.

Në politikë, ajo që ti thua do të duhet të korrespondojë me atë që ti bën. Sepse mund të shpallësh veten kryetar të opozitës, por ndërkohë të jesh në bashkëveprim dhe në aleancë me qeverinë.

Pra, fillimisht zoti Basha duhet të ndajë mendjen se ku është i pozicionuar. Bashën e kam parë tërësisht inekzistent dhe në rehati dhe komoditet që nuk i shkon për shtat dikujt që është në opozitë. Pra, populli është në betejë me regjimin e Edi Ramës, Basha është në komoditet me regjimin e Edi Ramës.”-tha Bardhi. 

gazment bardhi

Sondazh

Poll