Politike

"Nuk i përjashtojmë aktet ekstreme"/ Bardhi flet për aksionin opozitar: Rama po bën gjueti shtrigash

Në një intervistë për Klan News, Bardhi tha se qëllimi i Ramës wshtw që t’i mbyll gojën opozitës dhe të mos e lejojë atë të përfaqësojë qytetarët në parlament.

10 Janar 2024, 18:37 Nga h.k
"Nuk i përjashtojmë aktet ekstreme"/ Bardhi flet për
Gazment Bardhi

TIRANË-Gazment Bardhi, Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike e ka cilësuar gjueti shtrigash porosinë e kryeministrit Edi Rama për deputetët socialistë për të patur komunikim me deputetët e opozitës, në mënyrë që të ketë punime normale në Parlament si dhe për të kaluar edhe ligjet të cilat kërkojnë shumicë të cilësuar votash.

Në një intervistë për Klan News, Bardhi tha se qëllimi i Ramës është që t’i mbyll gojën opozitës dhe të mos e lejojë atë të përfaqësojë qytetarët në parlament.

“Një gjueti shtrigash që drejtuesit e grupit parlamentar të PS të kenë mundësi të sigurojnë mandate opozitare për të bërë numrin 84. Kjo tregon filozofinë se si qëeveris dhe bën politike zoti Rama. Ka pazar qeverisjen, pazar të tij me bandat kriminale dhe oligarkët dhe kërkon që edhe Kuvendin ta kthejë në një pazar të madh ku blihen dhe shiten mandatet e deputetëve.Asnjë akt, qofshin aktet ekstreme të sakrificës nga nga e deputetëve të grupit parlamentar të PD nuk përjashtohet.”-tha Bardhi.

Bardhi tregoi dhe arsyet e mungesës së tij në protestat që organizohen nga Sali Berisha si dhe në protestat e përditshme që zhvillohen para banesës së ish-kryeministrit që ndodhen nën masën e sigurisë “arrest shtëpie”.

Protesta është thirrur nga mbështetës të zotit Berisha. Ka qenë një organizim spontan dhe një formë e përkrahjes dhe mbështetjes së tyre ndaj zotit Berisha dhe nuk ka qenë e nevojshme për një organizim më masiv apo të madh në numër nga ana e PD apo grupit parlamentar të PD.

Kryetari i Grupit Parlamentar i PD u shpreh i binduar për krijimin e një koalicioni të gjerë opozitar, ndërsa Bashën e shikon shumë larg të bërit opozitë kundër qeverisë “Rama”.

Ne do duhet të shkojmë në një projekt të përbashkët politik të bashkimit të PD dhe sigurisht kjo më pas do duhet të shtrihet në bashkimin e një fronti të gjerë opozitar për të cilin po punohet dhe unë uroj dhe besoj që do të ketë zhvillime në ditët në vijim. Për momentin nuk e shoh zotin Basha të jetë opozitar pra përpara se të bëhesh pjesë e një fronti opozitar ti duhet të jesh opozitar. Unë nuk e kam parë zotin Basha prej kohësh në veprimtari politike.

Pas krijimit të federatës së opozitës, Bardhi tha se do të jetë i pranishëm në çdo protestë kombëtare që do të organizohen nga opozita. Duke e shikuar këtë si një nga mënyrat që mund të sigurojë eksistencën e opozitës dhe forcimin e saj.

gazment bardhi

Sondazh

Poll