Aktualitet

“Mami është veshur si Ninja”, Alvini i dëshpëruar kërkonte të kthehej në shtëpi, zbardhen telefonatat me të atin. E

7 Nëntor 2019, 14:49 Nga DOSJA
“Mami është veshur si Ninja”, Alvini i

TIRANË– Janë zbardhur detaje të reja në lidhje me mënyrën se si e ëma e Alvin Berishës, Valbona ka reaguar pasi i ati i 11-vjeçarit kërkonte që t’i kthente të birin në shtëpi.

Corriere della Sera shkruan se pasi Valbona ka mbërritur në Siri kishte filluar stërvitjen intensivisht për t’u kthyer në një luftëtare të ISIS dhe të njëjtën gjë kishte bërë edhe me të birin Alvinin, të cilit i kishte vënë emrin Jusuf.

Sipas përgjimeve të publikuara nga mediat italiane, 11-vjeçari ka biseduar me të atin dy herë në telefon dhe e ka përshkruar të ëmën si nëj ninja luftëtare.

“Mami është e veshur si një ninja,”– dëgjohet të thotë i vogli Berisha teksa bisedon me të atin dhe të ëmën e krahason me personazhë të filmave.

Më tej ai shpjegon se ka shumë frikë në Siri sepse ka parë aeroplanë që lëshojnë bomba, fiks si në lojërat me luftëra.

“Dua të shkoj në shkollë. Dua të kthehem në shtëpi dhe të takoj shokët e mi. Këtu kam frikë sepse ka aeroplanët që lëshojnë bomba. Unë i thashë mamit ‘le të shkojmë tek babi sepse duhet të shkoj në shkollë’ … Por ajo nuk më lejon,”– ankohej i vogli përmes telefonit duka ia plasur zemrën të atiti që prej vitesh e ka kërkuar dëshpërimisht.

E ndërsa vetë Valbona mësohet se i ka thënë bashkëshortit të saj Afrim Berishës: Një ditë do të vdesim të gjithë, gjithsesi…

Alvin Berisha është 11-vjeçari shqiptar që mbërtheu para ekranit të gjithë njerzit anëmbanë botës pas prej vitesh endej në kampet e Sirisë, teksa i ati e kërkonte dëshpërimisht me zemër në dorë. Ai u shpëtua sot dhe arriti të bashkohej me të atin, Afrim Berisha dhe me dy motrat e tij, falë një operacioni ndërkombëtar që u realizua në bashkëpunim me forcat amerikane, Gjysmë Hënën, Kryqi i Kuq Ndërkombëtar dhe Inteligjencën italine. 

I vogli shqiptar u rrëmbye nga e ëma Valbona Berisha e cila para pesë viotesh mori Alvini e vogël dhe u nis drejt Sirisë pa pyetur askënd për t’u bërë bashkë me forcat e ISIS.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet afrim berisha alvin berisha historia e alvin berishes ne siri shpëtohet alvin berisha valbona berisha afrim berisha alvin berisha historia e alvin berishes ne siri shpëtohet alvin berisha valbona berisha

Sondazh

Poll