Bota

Dera e avionit u shkëput gjatë fluturimit, kompania pranon gabimin

SHBA ka ndalur 171 aeroplanët Boeing 737 Max 9 ndërsa të martën, presidenti dhe shefi ekzekutiv i Boeing, Dave Calhoun tha se firma e pranonte gabimin.

10 Janar 2024, 14:54 Nga M.B

Dera e avionit u shkëput gjatë fluturimit, kompania pranon gabimin

SHBA- Dera e një avioni Boeing pësoi shkëputje menjëherë pas ngeitjes në SHBA dhe lidhur me këtë ngjarje shefi i kompanisë ka pranuar se prodhuesi i avionit ishte fajtor. Fatmirësisht askush nuk u lëndua kur dera u shkëput nga fluturimi i Alaska Airlines nga Portland, Oregon të premten. Pas kësaj SHBA ka ndalur 171 aeroplanët Boeing 737 Max 9 ndërsa të martën, presidenti dhe shefi ekzekutiv i Boeing, Dave Calhoun tha se firma e pranonte gabimin. Calhoun siguroi stafin se Boeing do të punonte me NTSB për të hetuar shkakun e aksidentit.

“Ata do të arrijnë në një përfundim… FAA [Autoriteti Federal i Aviacionit] i cili tani duhet të merret me klientët e linjave ajrore që duan që aeroplanët të kthehen në shërbim të sigurt dhe të sigurohet se të gjitha procedurat janë vendosur, inspektimet, të gjitha veprimet e gatishmërisë që kërkohen për të siguruar që çdo aeroplan tjetër që lëviz në qiell është në fakt i sigurt dhe se kjo ngjarje nuk mund të ndodhë më kurrë”, tha ai. Inspektimet e Boeing 737 Max 9 po vazhdojnë pasi FAA tha se përparësia e saj e parë ishte mbajtja e sigurisë publike të fluturimit.

shba avion boeing

Sondazh

Poll