Bota

Emigrantët "pushtojnë" Gjermaninë, mbi 320 mijë aplikime për azil në 2023-in

Sipas statistikave rreth 329 000 persona kanë aplikuar për azil në Gjermani për herë të parë nga fillimi i janarit deri në fund të dhjetorit 2023.

9 Janar 2024, 15:00 Nga N.F
Emigrantët "pushtojnë" Gjermaninë, mbi 320 mijë
Azil në Gjermani

GJERMANI- Zyra Federale për Migracionin dhe Refugjatët (BAMF) ka publikuar statistikat e fundit në lidhje me aplikimet për azil në Gjermani ku rezulton se viti 2023 ështe viti me më shume aplikimë që nga viti 2016. Sipas statistikave rreth 329 000 persona kanë aplikuar për azil në Gjermani për herë të parë nga fillimi i janarit deri në fund të dhjetorit 2023. Të dhëna këto të cilat janë rritur me rreth 50% më shumë se një vit më parë.

Rreth 23 000 nga këto aplikime për herë të parë ishin për fëmijët nën moshën një vjeç të lindur në Gjermani. Shumica e njerëzve që kërkuan azil vitin e kaluar ishin nga Siria, Turqia dhe Afganistani. Për afërsisht një milion refugjatëve të luftës nga Ukraina, që gjetën strehim në Gjermani që nga shkurti i vitit 2022, nuk iu desh të aplikonin për azil, por morën mbrojtje të përkohshme të menjëhershme në bazë të një direktive të BE-së. Në vitin 2016, numri i kërkesave për azil kishte arritur kulmin me 722 370 kërkesa e cilau krahasua me viitn 2023 për  nurmin e azilkërkuesve.

azil gjermani bamf ukraina

Sondazh

Poll