Bota

Sulm me thikë në një xhami në Stamboll, plagosen 2 persona

Fillimisht burri ka hyrë në xhami dhe ka bërtitur “Allahu Ekber”, për pasojë të pranishmit e xhamisë e kanë larguar për shkak të shqetësimit që ka shkaktuar.

9 Janar 2024, 14:03 Nga a.l
Sulm me thikë në një xhami në Stamboll, plagosen 2 persona
Sulm me thika në xhaminë në Stamboll

TURQI- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Stamboll, kur një i panjohur hyri në xhaminë Fatih dhe goditi me thikë dy persona, midis tyre edhe imani.

Fillimisht burri ka hyrë në xhami dhe ka bërtitur “Allahu Ekber”, për pasojë të pranishmit e xhamisë e kanë larguar për shkak të shqetësimit që ka shkaktuar, shkruajnë mediat e huaja. 

Por më pas ai hyri përsëri në xhami dhe kërkoi të fliste me imamin. Ai plagosi me thikë imamin Ghalip Usta dhe një pjesëtar të komunitetit të xhamisë që u përpoq të ndërhynte. Dy të plagosurit janë dërguar në spitalin më të afërt, dhe janë jashtë rrezikut për jetën. 

sulm me thike ne stamboll

Sondazh

Poll