Politike

Ndërtimi i kullave në Pogradec, Boçi: Po i ndërton investitori që e kemi kallëzuar dy herë në SPAK për godinat në Tiranë

Më tej Boçi u shpreh se Partia Demokratike nuk është kundër biznesit të ndershëm dhe se i mbështet ato

9 Janar 2024, 12:50 Nga N.F
Ndërtimi i kullave në Pogradec, Boçi: Po i ndërton
Luçiano Boçi

TIRANË- Nënkryetari i PD-së, Luçiano Boçi në një deklaratë për mediat u shpreh se kullat në Pogradec po i ndërton investitori që ata e kanë kallëzuar dy herë në SPAK për godinat në Tiranë. Më tej Boçi u shpreh se Partia Demokratike nuk është kundër biznesit të ndershëm dhe se i mbështet ato. Nënkryetari shtoi se ata janë kundër biznesit klientelist pranë kryeministrit që abuzon me hapësirat publike.

"Po sjell edhe dy fakte interesante për mediat sepse duhet të bëjmë edhe sqarimet përkatëse. Ndoshta na akuzojnë ndonjëherë se jemi kundër biznesit. Jo, aspak, PD është parti e djathtë e përkrahjes dhe mbështetjes së biznesit, por biznesit të ndershëm dhe jo klientelës pranë kryeministrit që abuzon me hapësirat publike dhe ndikimin e kryeministrit.

Investitori në fjalë që ka projektuar ndërtimin e këtyre kullave është i kallëzuar në SPAK për 7 katet pa leje në sheshin Skënderbej dhe për kullën në godinën e ish-Policisë Bashkiake të Tiranës, të marrë në kundërshtim me të gjitha ligjet si leje ndërtimi po nga ky ndërtues. Dhe për këtë rast është i kallëzuar nga SPAK nga zoti Belind Këlliçi. Pra ka dy kallëzime në SPAK. Këta janë investitorët strategjikë që Rama i stimulon dhe që Rama i përdor dhe me të cilët bashkëpunon për të rrëmbyer hapësirën publike dhe për ta përdorur në ato forma që unë parashtrova," u shpreh Boçi.

pd spak luçiano boçi belind këlliçi

Sondazh

Poll