Politike

Rama e propozoi për Ministër, Blendi Gonxhja: Privilegj dhe përgjegjësi e jashtëzakonshme

Gonxhja shkruan se është thellësisht i nderuar, ndërkohë që shton se ky është një privilegj që vjen me përgjegjësi të jashtëzakonshme.

9 Janar 2024, 10:26 Nga I.A
Rama e propozoi për Ministër, Blendi Gonxhja: Privilegj dhe
Blendi Gonxhja

TIRANË- Blendi Gonxhja ka reaguar pasi kryeministri Edi Rama e propozoi për të qenë Ministër i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit. Me anë të një postimi në X, Gonxhja shkruan se është thellësisht i nderuar, ndërkohë që shton se ky është një privilegj që vjen me përgjegjësi të jashtëzakonshme.  

Postimi i Gonxhes:

Jam thellësisht i nderuar për vlerësimin e besimin e Kryeministrit Rama në këtë emërim kaq sfidues! Një privilegj që vjen me përgjegjësi të jashtëzakonshme e përkushtimin për të punuar me pasion e përulësi për të shërbyer me ide e zgjidhje për më shumë qytetarë e sektorë në vend!

blendi gonxhja edi rama

Sondazh

Poll