Politike

"2023 ishte viti i amnistive të shekullit", Berisha: Skapistët e partisë për të amnistuar Edi Ramën, amnistuan vjedhjen e qindra milionë eurove

Berisha ka rikthyer çështjen e inceneratorëve, ku akuzon SPAK se sipas tij për të amnistuar Edi Ramën, amnistuan vjedhjen e qindra milionë eurove.

8 Janar 2024, 18:47 Nga DOSJA
"2023 ishte viti i amnistive të shekullit", Berisha:
sali berisha

TIRANË- Kryedemokrati, Sali Berisha si netët e mëparshme ka mbajtur nga dritarja e banesës fjalimin e tij për mbështetësit e mbledhur poshtë palllatit. 

Berisha ka rikthyer çështjen e inceneratorëve, ku akuzon SPAK se sipas tij për të amnistuar Edi Ramën, amnistuan vjedhjen e qindra milionë eurove.

PJESË NGA FJALA E BERISHËS: 

Edi Rama në vjedhjet, skandalet e tij nuk di të ndalur.
Institucionet e vendit u shndërruan në mënyrë përfundimtare, në armë të diktaturës së re.
Shërbimi Informativ, Policia e Shtetit, patronazhistët, aktivistët të gjithë u sulën kundër opozitës. U vërsulën për ti grabitur votat shqiptarëve. Ky ishte viti i amnistive të shekullit, ku skapistët e partisë për të amnistuar Edi Ramën, amnistuan vjedhjen e qindra milionë eurove.

Miqtë e mi!
Le të marrim vetëm disa fakte. Ju të gjithë e dini se, Erion Veliaj është pronari së bashku me Edi Ramën i djegësit të Tiranës që gjer sot ka zhdukur 130 mln euro. Pra nga taksat e qytetarëve të Tiranës dhe qarkut të Tiranës, janë paguar për ndërtimin e inceneratorit të Tiranës, 138 mln euro deri më sot, dhe ato janë zhdukur pa nam dhe nishan.

Asnjë nga 5 objektet që duhej ndërtuar, nuk ekziston. Erion Veliaj me firmën e vulën e tij, ishte përgjegjës për të ndjekur çdo ditë, javë, muaj procesin e ndërtimit të tyre. Por Erion Veliaj nuk ndiqte ato, ndiqte paratë që depozitonte me Edi Ramën në bankat ofshore, kurse shqiptarëve u linte plehrat e Tiranës.

Miqtë e mi! Edi Rama duke amnistuar Erion Veliajn, ka amnistuar veten e tij. Sepse kompaninë e tij me Veliajn e vlerësoi të parën, i dha 8% bonus. Pa firmën e tij, kurrë vjedhja e fushës së Sharrës nuk mund të ndodhte. A po e mbrojnë skapistët Edi Ramën, por e mbrojnë në verbërinë më të madhe sepse vetë ata janë bashkëpunëtor në krimet e tij, në krimet e tyre.

sali berisha

Sondazh

Poll