Politike

Koncensioni i sterilizimit/ Ilir Beqaj thirret në SPAK, shoqërohet nga avokati

Beqaj në SPAK ka shkuar i shoqëruar nga avokati i tij Ermal Yzeiraj.  

9 Janar 2024, 09:08 Nga I.A
Koncensioni i sterilizimit/ Ilir Beqaj thirret në SPAK, shoqërohet nga
Ilir Beqaj

TIRANË- Ish-Ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj është thirrur mëngjesin e sotëm në Prokurorinë e Posaçme. Mësohet se SPAK ka thirrur Beqajn për të dhënë dëshmi në lidhje me koncensionin e Sterilizimit. Beqaj në SPAK ka shkuar i shoqëruar nga avokati i tij Ermal Yzeiraj.  

Masat e sigurisë për Beqajn u miratuan nga Gjykata e Posaçme më 16 nëntor, bazuar në kërkesën e prokurorisë. Deri tani nga hetimi i SPAK ai është zyrtari më i lartë nën akuzë për shkeljet e konstatuara me kontratën e partneritetit publik-privat të sterilizimit me vlerë 100 milionë euro, pas arrestimit në gusht të këtij viti të biznesmenit Ilir Rrapaj dhe zëvendësit të tij në Ministrinë e Shëndetësisë, Klodian Rrjepaj./Dosja.al

ermal yzeiraj ilir beqaj koncensioni i sterilizimit

Sondazh

Poll