Bota

Koreja e Jugut: Hamasi po përdor armë të Koresë së Veriut kundër Izraelit

Agjencia e lajmeve Yonhap tha se Shërbimi i Inteligjencës Kombëtare i ofroi një fotografi të një raketahedhëse, për të cilën tha se ishte prodhuar në veri.

8 Janar 2024, 19:13 Nga A.TH
Koreja e Jugut: Hamasi po përdor armë të Koresë së
foto ilustruese

SEUL- Koreja e Jugut bëri të ditur sot se militantët e Hamasit po përdorin armë të prodhuara nga Koreja e Veriut për të sulmuar forcat izraelite në Gaza.

Agjencia e lajmeve Yonhap tha se Shërbimi i Inteligjencës Kombëtare i ofroi një fotografi të një raketahedhëse, për të cilën tha se ishte prodhuar në veri.

Agjencia shtoi se po mblidhte prova të detajuara për furnizimin e Koresë së Veriut për Hamasin, sipas mediave të huaja. Edhe Ukraina ka paraqitur prova që Rusia gjatë sulmeve të saj ka përdorur raketa të prodhuara në Korenë e Veriut dhe pyetja që është ngritur nga media dhe faktori ndërkombëtar është se ku I gjeti Rusia raketat nga Koreja e Veriut.

korea e jugut

Sondazh

Poll