Bota

U arrestua sapo hyri në Serbi/ Ish-ushtari i UÇK-së lihet në paraburgim, avokati: Akuzohet nga Beogradi për krime lufte

Prokuroria në Beograd pretendon se Dakaj ka kryer krime lufte si 19 vjeçar në vitin 1999. Ndërkohë, Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës ka thënë se i ka njoftuar mekanizmat ndërkombëtarë për veprimet e Serbisë ndaj qytetarëve të Kosovës.

8 Janar 2024, 17:05 Nga r.ll
U arrestua sapo hyri në Serbi/ Ish-ushtari i UÇK-së lihet
hasan dakaj

SERBI- Ish-ushtarit të UÇK-së, Hasan Dakajt i cili u arrestua nga policia sapo hyri në territorin serb, i është caktuar masa e paraburgimit për 1 muaj në Serbi.

Avokati i familjes, Xhevdet Smakiçi ka treguar se përmes avokatit që i është caktuar Dakajt në Serbi është njoftuar që është caktuar masa e paraburgimit. Smakiçi tha se do të bëjnë ankesë ndaj këtij vendimi.

“Unë jam në koordinim me avokatin e tij në Serbi. Më ka thënë që i është caktu masa e paraburgimit”, tha avokati, për mediat në Kosovë. 

Sipas Smakiçit, ish-ushtari i UÇK-së “dyshohet për krime lufte”, referuar ligjeve të ish-Jugosllavisë. Hasan Dakaj nga Prizreni ndodhet në një qendër paraburgimi në Beograd. Ai u arrestua të premten nga autoritetet serbe në pikën kufitare në Merdar.

Prokuroria në Beograd pretendon se Dakaj ka kryer krime lufte si 19 vjeçar në vitin 1999. Ndërkohë, Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës ka thënë se i ka njoftuar mekanizmat ndërkombëtarë për veprimet e Serbisë ndaj qytetarëve të Kosovës.

“Për këtë rast është njoftuar Zyra e BE-së në Serbi, Ambasada e SHBA-ve dhe ajo e Britanisё sё Madhe nё Serbi”, ka njoftuar MPJ.

hasan dakaj

Sondazh

Poll