Bota

"Siguria do rivendoset sërish", Netanyahu: Hezbollahu na nënvlerësoi në vitin 2006 dhe po e bën sërish

Netanyahu tha se Hezbollahu asokohe u përball me fuqi të jashtëzakonshme, bashkimin e një populli, vendosmërinë për të bërë gjithçka që është e nevojshme për të rivendosur sigurinë në veri.

8 Janar 2024, 17:19 Nga r.ll
"Siguria do rivendoset sërish", Netanyahu: Hezbollahu na
benjamin netanyahu

IZRAEL- Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu vizitoi "Brigadën 769", trupat e vendosura pranë kufirit verior të Izraelit me Libanin, duke u thënë atyre se grupi militant libanez Hezbollah "na nënvleftësoi shumë në vitin 2006 dhe po na nënvlerëson përsëri".

Në korrik 2006, pas pritës që iu bë një patrulle ushtarake izraelite, forcat izraelite kaluan kufirin në Liban për të shkatërruar pozicionet e Hezbollahut, ndërsa sulmet ajrore shënjestruan gjithashtu infrastrukturën dhe komandantët e Hezbollahut.

Netanyahu tha se Hezbollahu asokohe u përball me fuqi të jashtëzakonshme, bashkimin e një populli, vendosmërinë për të bërë gjithçka që është e nevojshme për të rivendosur sigurinë në veri.

Netanyahu tha: “Ne do të bëjmë gjithçka për të rivendosur sigurinë në veri dhe për të lejuar familjet tuaja, sepse shumë prej jush janë vendas, të kthehen të sigurt në shtëpi dhe e dinë se nuk mund të ngatërrohemi. Ne do të bëjmë gjithçka që duhet. Natyrisht, ne preferojmë që kjo të bëhet pa një fushatë të gjerë, por kjo nuk do të na pengojë”.

Ai shtoi: “Ne u dhamë atyre një shembull se çfarë po ndodh me miqtë e tyre në jug, kështu do të ndodhë këtu në veri. Ne do të bëjmë gjithçka për të rivendosur sigurinë.”

benjamin netanyahu

Sondazh

Poll