Sport

ZYRTARE/ Fernando Santos është trajneri i ri i Besiktasit…

Ish-trajneri i kombëtares portugeze, por edhe asaj polake, së fundmi fillon aventurën e re profesionale, tashmë në Turqi

7 Janar 2024, 19:40 Nga DOSJA

ZYRTARE/ Fernando Santos është trajneri i ri i Besiktasit…

TURQI - Fernando Santos është prezantuar këtë të dielë si trajneri i ri i Besiktashit në Turqi. Ish-trajneri i kombëtares portugeze, ishte qenë i lirë në merkato që nga largimi nga skuadra polake në shtator të vitit të kaluar.

Ky është rikthimi i trajnerit në një klub, pas shumë vitesh në krye të ekipeve kombëtare.  Përveç Polonisë dhe Portugalisë, Fernando Santos ishte edhe trajner i Greqisë.

Klubi i fundit që ai drejtoi ishte PAOK, mes viteve 2007 dhe 2010. Në Portugali, trajneri 69-vjeçar ka drejtuar treshen e klubeve të mëdha luzitane.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll