Aktualitet

'Agresorët na sulmuan pa arsye'/ U dhunua barbarisht në Mal të Zi, Doris Kopaçi mbërrin në banesën e tij në Pogradec

Jashtë kamerave ai është shprehur se nuk ka patur asnjë provokim apo fjalë nga ana e tyre drejt dhunuesve, ndërkohë që këta të fundit i kanë ndaluar në rrugë duke i dhunuar pa asnjë arsye.

7 Janar 2024, 16:28 Nga a.l
'Agresorët na sulmuan pa arsye'/ U dhunua barbarisht në Mal
Doris Kopaçi

POGRADEC- Doris Kopaçi nga fshati Vërdovë i Pogradecit, një prej të rinjve të dhunuar në Malin e Zi, ka mbërritur në familjen e tij këtë pasdite.

Jashtë kamerave ai është shprehur se nuk ka patur asnjë provokim apo fjalë nga ana e tyre drejt dhunuesve, ndërkohë që këta të fundit i kanë ndaluar në rrugë duke i dhunuar pa asnjë arsye.

Kopaci tregon se i kanë goditur me sende të forta në kokë dhe trup. Ai ka marrë dy goditje në trup dhe me pas është shmangur. Ai shton se nuk kanë mundur të reagojnë dhe nuk kanë kthyer mbrapsht sulmin drejt dhunuesve në asnjë moment.

doris kopaci

Sondazh

Poll