Aktualitet

Dhuna ndaj 3 shqiptarëve në Malin e Zi/ Arrestohen 5 autorë të dyshuar, në kërkim 2 të tjerë

Sipas autoriteteve malazeze autorët janë me kombësi malazeze, më konkretisht nga Hercegnovi.

7 Janar 2024, 14:51 Nga r.ll
Dhuna ndaj 3 shqiptarëve në Malin e Zi/ Arrestohen 5 autorë
foto ilustruese

MAL I ZI- Autoritetet malazeze kanë arrestuar 5 persona të cilët dyshohen se kanë ushtruar dhunë ndaj 3 shqiptarëve dje në Hercegnovi të Malit të Zi. Sipas autoriteteve malazeze autorët janë me kombësi malazeze, më konkretisht nga Hercegnovi.

Sipas News24 përveç 5 të arrestuarve, janë shpallur në kërkim dhe 2 të tjerë të dyshuar. Më herët, Klodian Meaj një nga shqiptarët e dhunuar në Malin e Zi ka treguar disa detaje më shumë se si ka ndodhur ngjarja duke rrëfyer se kanë patur një flamur shqiptar në pasqyrën e automjetit me të cilin po udhëtonin.

Sipas tij dyshimet kryesore janë se dhunimi ndaj prej shtetasve malazez tashmë të identifikuar ka ardhur për shkak të atij flamuri.

mal i zi klodian meaj

Sondazh

Poll