Aktualitet

Në kërkim ndërkombëtar si pjesë e një grupi kriminal, arrestohet në Morinë 27-vjeçari nga Kosova (EMRI)

Ai akuzohet për veprat penale “Organizatë kriminale” dhe “Emigracioni i paligjshëm”, sipas parashikimeve të legjislacionit penal të Italisë.

7 Janar 2024, 11:58 Nga r.ll
Në kërkim ndërkombëtar si pjesë e një grupi
foto ilustruese

MORINË- Një 27-vjeçar është arrestuar në Morinë, ishte shpallur në kërkim nga shteti italian për pjesëmarrje në organizatë kriminale dhe emigracion të paligjshëm.

I riu banues në Istog të Kosovës, i identifikuar si Lirim Arifaj, pritet të ekstradohet drejt Italisë. Ai akuzohet për veprat penale “Organizatë kriminale” dhe “Emigracioni i paligjshëm”, sipas parashikimeve të legjislacionit penal të Italisë.

NJOFTIMI I POLICISË: 

Krahas angazhimit maksimal për të ofruar shërbim cilësor, të shpejtë dhe me etikë, për qytetarët në hyrje/dalje të vendit, shërbimet e Policisë Kufitare të PKK Morinë kanë vijuar punën për goditjen e paligjshmërive në kufi, si dhe për ndalimin e shtetasve që sinjalizohen si të shpallur në kërkim dhe tentojnë të hyjnë apo të dalin nga kjo pkk.

Në këtë kuadër, në bashkëpunim me shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Kukës dhe si rezultat i shkëmbimit të informacioneve ndërmjet Interpol Tiranës dhe autoriteteve italiane, u kap dhe u vu në pranga, me qëllim ekstradimin drejt Italisë, shtetasi i kërkuar ndërkombëtarisht:

L. A., 27 vjeç, banues në Istog, Kosovë.

Gjatë verifikimeve dhe intervistimit në vijë të dytë, në dalje të vendit, rezultoi se 27-vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet Italiane, pasi Gjykata e Triestes, Itali, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Organizatë kriminale” dhe “Emigracioni i paligjshëm”, sipas parashikimeve të legjislacionit penal të Italisë.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me homologët në Itali, vijon procedurat për ekstradimin e 27-vjeçarit.

lirim arifaj

Sondazh

Poll