Aktualitet

E rëndë/ Ra në bodrumin e një pallati, humb jetën 70-vjeçari në Peshkopi

Burime zyrtare nga policia e Dibrës, kanë bërë të ditur se, rreth mesditës, një 70-vjeçar duke ecur ka humbur ekuilibrin dhe ka rënë në një bodrum.

7 Janar 2024, 13:20 Nga r.ll
E rëndë/ Ra në bodrumin e një pallati, humb jetën
foto ilustruese

DIBËR- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditëm e sotme në qytetin e Peshkopisë.

Burime zyrtare nga policia e Dibrës, kanë bërë të ditur se, rreth mesditës, një 70-vjeçar duke ecur ka humbur ekuilibrin dhe ka rënë në një bodrum. Fatkeqësisht, si pasojë ai ka humbur jetën

NJOFTIMI I POLICISË:

Rreth orës 11.50, në qytetin e Peshkopisë, shtetasi Sh. A., rreth 70 vjeç, duke ecur ka humbur ekuilibrin dhe për pasojë është rrëzuar duke rënë në anë të bodrumit të një pallati. Si pasojë e lëndimeve të marra shtetasi Sh. A., ka humbur jetën.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

peshkopi

Sondazh

Poll