Aktualitet

U ekstradua nga Franca/ GJKKO-së lë në burg 52-vjeçarin e akuzuar për trafik droge dhe grup kriminal

52-vjeçari, i cili dyshohet se është përfshirë në trafikun e heroinës, duke e transportuar mes Greqisë, Shqipërisë, pjeserisht edhe në Maqedoninë e Veriut, u ekstradua një ditë më parë nga Franca.

7 Janar 2024, 11:27 Nga r.ll
U ekstradua nga Franca/ GJKKO-së lë në burg 52-vjeçarin e
pamje nga ekstradimi

TIRANË- GJKKO ka vendosur masën e sigurisë "arrest në burg" për Fraklin Xhelaj, i njohur si “Bebi”.

52-vjeçari, i cili dyshohet se është përfshirë në trafikun e heroinës, duke e transportuar mes Greqisë, Shqipërisë, pjeserisht edhe në Maqedoninë e Veriut, u ekstradua një ditë më parë nga Franca.

Xhelaj akuzohet për veprat penale "Trafikimi i narkotikëve", "Grupi i strukturuar kriminal" dhe "Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal".

NJOFTIMI: 

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarja Igerta Hysi (kryesuese), Saida Dollani (anëtare) dhe Florjan Kalaja (anëtar), sot më 07.01.2024, ora 10:00, shpalli vendimin mbi çështjen penale nr. 4 akti, datë 05.01.2024 regjistrimi, regjistruar mbi kërkesën e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, me objekt: “Marrje në pyetje e personit të arrestuar F.Xh. dhe verifikimi i kushteve të zbatimit të masës së sigurimit”, dhe vendosi:

1.Vazhdimin e zbatimit të masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues atë të “Arrestit në burg” ndaj shtetasit F.Xh., i biri i M. dhe I., i datëlindjes ***, lindur në *** dhe banues në ***, caktuar me vendimin nr. 60, datë 19.07.2021 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

fraklin xhelaj

Sondazh

Poll