Aktualitet

Dyshohet se i bëri presion gruas që të vetëvritej, Xhemal Loka mohon akuzat: E çova vetë në spital, e doja (DËSHMIA)

Ndërkohë nga dëshmia e fëmijëve u zbulua se ai ka kërcënuar 41-vjeçaren me thikë para tyre se do ta vriste.

7 Janar 2024, 10:17 Nga r.ll
Dyshohet se i bëri presion gruas që të vetëvritej, Xhemal
xhemal loka

DURRËS- Xhemal Loka, i cili u vu në pranga pasi gruaja e tij Bedrie Loka, u vetëhelmua me fotoksinë në Sukth të Durrësit, pas arrestimit është marrë në pyetje sërish nga policia.

Sipas bluve të Durrësit rezulton se kishte dhunuar psikologjikisht në mënyrë të vazhdueshme bashkëshorten e tij të ndjerë, por gjatë marrjes në pyetje 46-vjeçari e ka mohuar akuzën.

“Nuk e kam dhunuar gruan. Bashkëshorten e kisha për shtëpi, nuk e çova drejt vetëvrasjes. Vetëvrasja e saj  erdhi si pasojë e postimeve të TikTok-ut. Kemi pasur konflikte si çdo familje, por gruan e doja. E kam dashur si nënën e fëmijëve të mi. Në mëngjes kam parë që kishte pirë helm dhe e kam çuar me shpejtësi drejt spitalit të Durrësit për ta shpëtuar. Gruan time e dua dhe nuk e kam dhunuar”,- ka deklaruar ai.

Ndërkohë nga dëshmia e fëmijëve u zbulua se ai ka kërcënuar 41-vjeçaren me thikë para tyre se do ta vriste. Gjithashtu, një video me kërcënime dhe fjalë fyese ndaj gruas dhe nënës së katër fëmijëve të tij është gjetur në celularin e Xhemal Lokës së sekuestruar nga policia. 

Bedrie Loka nga fshati Vardardhë i Sukthit, nënë e 4 fëmijëve i ka dhënë fund jetës, pas denigrimit në rrjetet sociale. Në emër të saj u hapën profile, kryesisht në Tik-Tok, që denigronin figurën e saj si grua, me etiketime si e pamoralshme. 41-vjeçarja nuk i ka rezistuar presionit shoqëror në një komunitet të vogël dhe më pas edhe në familje. Në kushte të rënduara psikologjike ka pirë fostoksinë, tri ditë më parë, më 2 janar. Familjarët e kanë çuar me urgjencë në spital në Tiranë, por gruaja ndërroi jetë. Nëna e 4 fëmijëve, 3 djemve dhe 1 vajze, përkatësisht 21 vjeç,18 vjeç,16 vjeç dhe 10 vjeç, punonte në një fabrikë fasonerie në zonën e Fllakës.

xhemal loka bedrie loka durres

Sondazh

Poll