Bota

Diplomacia në veprim/Borrell në Liban: Askush nuk do të fitojë nga konflikti rajonal

Duke folur në një konferencë për shtyp me ministrin e Jashtëm të Libanit, Borrell tha se është e domosdoshme të shmanget përshkallëzimi rajonal në Lindjen e Mesme si dhe të shmanget zvarritja e Libanit në një konflikt rajonal.

6 Janar 2024, 22:45 Nga A.TH
Diplomacia në veprim/Borrell në Liban: Askush nuk do të
Joseph Borrell

IZRAEL-Diplomacia perëndimore është hedhur në veprim për të shmangur përshkallëzimin e një konflikti të mëtejshëm në Lindjen Mesme mes Izraelit dhe Libanit. Shefi i politikës së jashtme evropiane Josep Borrell deklaroi sot është absolutisht e nevojshme që Libani të mos përfshihet në një konflikt rajonal si rezultat i luftës së Izraelit në Gaza, raportojnë mediat e huaja.

Duke folur në një konferencë për shtyp me ministrin e Jashtëm të Libanit, Borrell tha se është e domosdoshme të shmanget përshkallëzimi rajonal në Lindjen e Mesme si dhe të shmanget zvarritja e Libanit në një konflikt rajonal.

Unë po i dërgoj këtë mesazh edhe Izraelit: askush nuk do të fitojë nga një konflikt rajonal. Unë mendoj se lufta mund të parandalohet dhe diplomacia mund të mbizotërojë,” tha ai.

Që nga 7 tetori, Hezbollahu i Libanit, i mbështetur nga Irani, ka shkëmbyer zjarre të shpeshta ndërkufitare me forcat izraelite. Të martën, një sulm në një bastion të Hezbollahut në Bejrut vrau nënkryetarin e Hamasit, Saleh al-Arouri. Gjatë ditës së sotme, Hezbollahu tha se lëshoi një breshëri raketash në veri të Izraelit si një përgjigje paraprake ndaj vrasjes së al-Arouri.

Borrell do të vizitojë gjithashtu Arabinë Saudite të dielën për të diskutuar hapat për të siguruar paqen në të gjithë rajonin.

borrell

Sondazh

Poll

Bota 6 Janar 2024, 15:21 h.k

Spanja njeh pasaportat e Kosovës

Foto ilustruese MADRID-Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, tha se qytetarët e Kosovës mund të udhëtojnë...