Bota

Londra u rikthehet protestave pro palestineze/ Qindra njerëz bllokuan urën Westminster, disa të arrestuar

Londra është një ndër kryeqytetet që nuk heq dorë nga kërkesa për armëpushim në Gazë. Qindra protestues organizuan një protestë në urën Westminster, e para e këtij viti. Mediat e huaja shkruajnë se protestuesit bllokuan urën dhe rrugët përreth pas një marshimi nga Parku St James në qendër të Londrës.

6 Janar 2024, 20:31 Nga h.k
Londra u rikthehet protestave pro palestineze/ Qindra njerëz  bllokuan
Foto ilustruese

LONDËR-Gjatë protestës u bë thirrje që Mbretëria e Bashkuar të ndalojë shitjet e armëve në Izrael dhe t'i japë fund pushtimit izraelit të Palestinës.

Londra është një ndër kryeqytetet që nuk heq dorë nga kërkesa për armëpushim në Gazë. Qindra protestues organizuan një protestë në urën Westminster, e para e këtij viti. Mediat e huaja shkruajnë se protestuesit bllokuan urën dhe rrugët përreth pas një marshimi nga Parku St James në qendër të Londrës.

Demonstrata, e organizuar nga Koalicioni i Palestinës së Lirë, rinovoi thirrjet për një armëpushim të menjëhershëm në Gaza. Gjatë protestës. gjithashtu u bë thirrje që Mbretëria e Bashkuar të ndalojë shitjet e armëve në Izrael dhe t'i japë fund pushtimit izraelit të Palestinës.

Policia Metropolitane bëri disa arrestime në park, përpara se protestuesit të marshonin nëpër Westminster dhe më pas të ndaloheshin nga oficerët në Sheshin e Parlamentit, pranë Big Benit.

protesta pro palestines ne londer

Sondazh

Poll

Bota 6 Janar 2024, 15:21 h.k

Spanja njeh pasaportat e Kosovës

Foto ilustruese MADRID-Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, tha se qytetarët e Kosovës mund të udhëtojnë...