Bota

Blinken kërkon ndihmë nga Turqia që të parandalojë përhapjen e konfliktit në Lindjen e Mesme

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken u takua me liderët e Turqisë të shtunën gjatë ndalesës së parë të misionit të tij të fundit diplomatik në Lindjen e Mesme, ndërsa po rritet se lufta e Izraelit kundër Hamasit në Gaza mund të zgjerohet në një konflikt më të gjerë.

6 Janar 2024, 21:20 Nga h.k
Blinken kërkon ndihmë nga Turqia që të parandalojë
Foto ilustruese

TURQI-Nga zyrtarët turq, Blinken kërkoi të paktën shqyrtimin e kontributeve të mundshme monetare ose në natyrë për përpjekjet e rindërtimit në Gaza dhe pjesëmarrjen në marrëveshjet e sigurisë. 

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken u takua me liderët e Turqisë të shtunën gjatë ndalesës së parë të misionit të tij të fundit diplomatik në Lindjen e Mesme, ndërsa po rritet se lufta e Izraelit kundër Hamasit në Gaza mund të zgjerohet në një konflikt më të gjerë.

Blinken zhvilloi bisedime me presidentin e Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan dhe ministrin e jashtëm, Hakan Fidan, në Stamboll rreth asaj se çfarë mund të bëjnë Turqia dhe të tjerët për të ushtruar ndikim, veçanërisht mbi Iranin për të lehtësuar tensionet, për të përshpejtuar dërgesat e ndihmave humanitare në Gaza dhe për të filluar planifikimin për rindërtimin dhe qeverisjen e Gazës së pasluftës, raportojnë mediat e huaja.

Nga zyrtarët turq, Blinken kërkoi të paktën shqyrtimin e kontributeve të mundshme monetare ose në natyrë për përpjekjet e rindërtimit në Gaza dhe pjesëmarrjen në marrëveshjet e sigurisë, sipas zyrtarëve amerikanë. Në një deklaratë të Departamentit Amerikan të Shtetit thuhet se “Blinken theksoi nevojën për të parandaluar përhapjen e konfliktit dhe për të punuar drejt paqes, përt të garantuar sigurinë e Izraelit dhe a krijimin e një shteti palestinez.

Blinken theksoi gjithashtu rëndësinë që SHBA i kushton ratifikimit të anëtarësimit të Suedisë në NATO nga ana e Turqisë. Hyrja e Suedisë në aleancë shihet si një përgjigje e rëndësishme ndaj pushtimit rus të Ukrainës. Një zyrtar turk deklaroi se Fidan i tha Blinkenit se agresioni në rritje i Izraelit në Gaza ishte një kërcënim për rajonin dhe ai bëri thirrje për një armëpushim të menjëhershëm dhe shpërndarjen e ndihmës humanitare të pandërprerë. Fidan tha se negociatat për një zgjidhje me dy shtete duhet të fillojnë "sa më shpejt të jetë e mundur", sipas zyrtarit, i cili foli në kushte anonimiteti për shkak të ndjeshmërisë së çështjeve në bisedimet private. Fidan tha gjithashtu se Turqia ishte në pritje të rezultatit të kërkesës së saj për të përmirësuar flotën e saj të avionëve luftarakë F-16 dhe theksoi se ratifikimi i anëtarësimit të Suedisë në NATO ishte në duart e parlamentit turk. Më vonë të shtunën, Blinken mbërriti në Chania, një qytet port në ishullin mesdhetar të Kretës, për t'u takuar me kryeministrin e Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, në rezidencën e tij.

blinken turqia

Sondazh

Poll

Bota 6 Janar 2024, 15:21 h.k

Spanja njeh pasaportat e Kosovës

Foto ilustruese MADRID-Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, tha se qytetarët e Kosovës mund të udhëtojnë...