Bota

Hezbollahu i përgjigjet Izraelit me 62 raketa për vrasjen e liderit të Hamasit

Sulmi me raketë erdhi një ditë pasi udhëheqësi i Hezbollahut, Sayyed Hassan Nasrallah tha se grupi i tij duhet të hakmerret për vrasjen e Saleh Arourit. Nasrallah tha se nëse Hezbollahu nuk kundërpërgjigjet, i gjithë Libani do të ishte i prekshëm nga sulmet izraelite.

6 Janar 2024, 21:00 Nga A.TH
Hezbollahu i përgjigjet Izraelit me 62 raketa për vrasjen e liderit
Foto ilustruese

IZRAEL-Ndërsa ushtria izraelite tha se rreth 40 raketa u hodhën në drejtim të Meron dhe se një bazë ishte në shënjestër, por nuk përmendi që baza u godit. Bejrut- Grupi militant e Hezbollahut gjuajti dhjetëra raketa në veri të Izraelit, duke paralajmëruar se breshëria ishte përgjigja e saj fillestare ndaj vrasjes të një prej udhëheqësve të Hamasit, Saleh Al-Arouri.

Sulmi me raketë erdhi një ditë pasi udhëheqësi i Hezbollahut, Sayyed Hassan Nasrallah tha se grupi i tij duhet të hakmerret për vrasjen e Saleh Arourit. Nasrallah tha se nëse Hezbollahu nuk kundërpërgjigjet, i gjithë Libani do të ishte i prekshëm nga sulmet izraelite. Mediat e huaja thonë se një deklaratë e tillë dukej se Nasrallah po testonte publikun libanez, për të marrë një përgjigje prej tij se çfarë mendon për rrezikun e përshkallëzimit të luftimeve midis Hezbollahut dhe Izraelit.

Hezbollahu tha se lëshoi 62 raketa drejt një baze të mbikqyrjes ajrore izraelite në malin Meron. Grupi bëri të ditur se raketat goditën gjithashtu dy poste të ushtrisë pranë kufirit. Ndërsa ushtria izraelite tha se rreth 40 raketa u hodhën në drejtim të Meron dhe se një bazë ishte në shënjestër, por nuk përmendi që baza u godit. Ushtria sqaroi se goditi selinë e Hezbollahut nga ku u hodhën raketat. Veçmas, krahu i armatosur i Grupit Islamik në Liban tha se gjuajti dy breshëri raketash drejt qytetit izraelit Kiryat Shmona të premten mbrëma. Dy nga anëtarët e e këtij grupi u vranë në sulmin që vrau Arourin.

izrael palestine

Sondazh

Poll

Bota 6 Janar 2024, 15:21 h.k

Spanja njeh pasaportat e Kosovës

Foto ilustruese MADRID-Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, tha se qytetarët e Kosovës mund të udhëtojnë...