Politike

“Porositi lushnjarin për të eleminuar Ndojan”, Braçe: Berisha po na kërcënon me jetë, Kokoneshi s’e njeh fare prokur

6 Nëntor 2019, 15:37 Nga DOSJA
“Porositi lushnjarin për të eleminuar Ndojan”,

TIRANË– Zv.kryeministri Erion Braçe i është përgjigjur denoncimit të ish-kreut të qeverisë, Sali Berishës se ai bashkë me kryebashkiakun e Divjakës ishin porositësit e atentatit ndaj prokurorit të Durrësit Arjan Ndojës.

Me anë të një statusi në Instagram, Braçe shkruan se në çdo lëvizje dhe takim është i shoqëruar nga oficerët e shtetit për shkak të detyrës që ai mban, duke e përdorur si alibi për bisedën që denoncoi Berisha. 

Në reagimin Braçe shkruan se Berisha ka vënë në rrezik jetën e tij dhe atë të kryebashkiakut Fredi Kokoneshi duke e implikuar në një ngjarje që sipas tij, të dy nuk kanë asnjë lidhje. 

“KY ËSHTË KËRCENIM PËR JETËN NDAJ DY FUNKSIONARËVE TË LARTË PUBLIKË. Që Sali Berisha është një kriminel barbar, e thotë i madh e i vogël në këtë vend!  Provohet botërisht që kjo ngjarje që ka sajuar e publikuar, nuk egziston! Po fare fare! As nga unë, as nga kryetari i bashkisë Divjakë, zero! Fredi Kokoneshi as që njeh prokurorin, as si emër, as si person, as si prokuror, as si aktivitet,“-shkruan ndër të tjera Braçe.

POSTIMI I PLOTË:

 

 

KY ESHTE SALI BERISHA DHE KY ESHTE KERCENIM PER JETEN NDAJ DY FUNKSIONAREVE TE LARTE PUBLIKE, TE DY TE ZGJEDHUR E NE DETYRE! Qe Sali Berisha eshte nje kriminel barbar, kete pas 21 janarit, daljes zot te pushkatimeve ne mes te bulevaedit, e thote i madh e i vogel ne kete vend! Por, pervec pushkatimeve direkt sic ne 21 janar 2011, ky kriminel barbar, ka nxitur permes gjuhes se tij kriminale, kercenime per jeten, akte dhune te drejtperdrejta deri ne rrezikim te jetes, ndaj kundershtareve te tij politike duke i perfshire kriminalisht ne ngjarje qe nuk egzistojne. Ky i sotmi eshte nje i tille! Provohet boterisht qe kjo ngjarje qe ka sajuar e publikuar, nuk egziston! Po fare fare! As nga une, as nga kryetari i bashkise Divjake, zero! Vertetohet lehtesisht; Per shkak te detyres, cdo levizje e imja eshte nen prezence te oficereve te shtetit-jo te mite por te shtetit; Cdo takim i imi me kryetarin e bashkise eshte nen prezence te tyre; Pra, per shkak te detyres, cdo gje eshte e lajmeruar ne sallat operative perkatese nga Garda e Republikes ne komisariatet e policise ne territor! Pra, takimi i kryetarit te bashkise Divjake me nje bandit dhe i imi me ate bandit, as qe egziston. Fare! Eshte sajuar nga Sali Berisha si kercenim i drejtperdrejte per jeten ndaj meje e kryetarit te bashkise Divjake. Mendja kriminale e Sali Berishes, kerkon te drejtoje e pse jo te shkrehe pushke kriminelesh ndaj nesh! Ti Sali Berisha po kerkon jeten tone! Do pergjigjesh per kete ligjerisht deri ne fund! Cdo dite nga sot, cdo ore nga dita e sotme e ne vijim, une do merrem me kete, ty dhe ligjin! Boll me! Ke 25 vite qe si kriminel ordiner ben kete ndaj meje e cdo kundershtari politik, si kur ke pushtet, si kur je ne opozite. E dyta, kurre, kurre nuk kam bere kete qe ti ke konsumuar sot ndaj nesh; Kurre nuk kam shenjuar jeten e kujt per ta marre, si politikan, si qeveritar apo si qytetar i thjeshte! Nuk jam soji yt, as shpifes, as si kriminel; Si qytetar e si pushtetar ne raport me ligjin, jeten e dinjitetin e cdokujt, ti as qe afrohesh tek une. E treta, Fredi Kokoneshi as qe njeh prokurorin, as si emer, as si person, as si prokuror, as si aktivitet. (E plote ne Facebook)

A post shared by Erion Brace (@erionbrace) on

AKUZA

Ditën e sotme ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar sot një denoncim të rëndë, drejtuar numrit dy të qeverisë, zv/kryeministrit Erion Braçe. Berisha shkruante se Braçe së bashku me kryebashkiakun e Divjakës janë të përfshirë në atentatin ndaj prokurorit të Durrësit Arjan Ndoja në Shkozet.

Atentati i 1 nëntorit, plagosja e prokurorit Arjan Ndoja, Rrumit të Shijakut dhe Andi Malokut

Një skenë hollivudi e krimit shqiptau përsërit të shtunën në vendin e njohur si Mbikalimi i Shkozetit në Durrës. Makina tip “Benz”, ku po udhëtonte prokurori Arjan Ndoja, ra pre e një atentati, pasi një makinë tjetër “Benz”, ngjyrë gri, nisi të qëllonte me breshëri, duke lënë të plagosur të tri personat që po udhëtonin në këtë makinë.

Prokurori Arjan Ndoja, shoferi i tij, ish-polici i Krujës Andi Maloku dhe një person i akuzuar për një sërë ngjarjesh kriminale, Landi Muharremi (Aleksandër Laho), ngelën të plagosur pasi ndaj tyre u qëlluan mbi 20 plumba.

Atentatorët dyshohet se janë një skuadër vrasësish me pagesë, ndërsa pak orë pas ngjarjes në Ishëm, u gjet makina e tyre e padjegur, dhe brenda ndodheshin dy armët e përdorura në këtë atentat, përkatësisht dy kallashnikovë AK-47. Dosja i ka kaluar prokurorit Anton Martini, ndërsa Ndoja ka thënë se nuk i njeh autorët e atentatit. Për këtë ngjarje janë shoqëruar në Polici edhe të afërmit e Lul Berishës, Plaurent Dervishaj dhe Julian Meçe, të cilët pas dëshmisë janë lënë të lirë.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike arjan ndoja atentat prokurorit arjan ndoja erion brace fredi kokoneshi orgest bilbili perplasje me arme zjarri ne shkozet plagoset sali berisha arjan ndoja atentat prokurorit arjan ndoja erion brace fredi kokoneshi orgest bilbili perplasje me arme zjarri ne shkozet plagoset sali berisha

Sondazh

Poll