Sport

Tottenham forcon sulmin, gjermani Timo Werner huazohet nga Leipzigu në Londër...

Timo Werner me gjasa po largohet nga Leipzigu në formë huazimi, me Spurs të vendosur të nënshkruajnë me sulmuesin gjerman për gjashtë muajt e ardhshëm.

6 Janar 2024, 13:08 Nga DOSJA

Tottenham forcon sulmin, gjermani Timo Werner huazohet nga Leipzigu në

ANGLI - Tottenham po bën një lëvizje të rëndësishme dhe të papritur. Gazetari gjerman i “Sky Sport”, Florian Plettenberg, ka zbuluar se lëvizjet janë afër nënshkrimit me sulmuesin Timo Werner.

Skuadra angleze do ta marrë në huazim sulmuesin 27-vjeçar nga Leipzig për gjashtë muajt e ardhshëm, ndërsa të shtunën do të sqarohen edhe detajet përfundimtare të marrëveshjes, si opsioni i blerjes.

Kjo lëvizje do të ndodhë së shpejti, me largimin e Timo Werner nga përgatitja e Leipzig.  Kështu, sulmuesi gjerman, i cili këtë vit ka shënuar dy gola në 14 ndeshje, rikthehet në Premier League, ku më pare ka luajtur për Chelsean.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll