Sport

Gattuso: “Kam qëndruar në derën e qendrës stërvitore të Bayernit për tre ditë, duke pritur makinën e Pep Guardiolës”...

Trajneri i Marsejës kujton hapat e tij të parë në këtë profesion dhe se si donte të mësonte nga më të mirët

6 Janar 2024, 17:16 Nga DOSJA

Gattuso: “Kam qëndruar në derën e qendrës

FRANCE - Gennaro Gattuso pranoi në një intervistë për 'L'Équipe', se u bë një admirues i Pep Guardiolës, kur u përball me Barcelonën si lojtar. Tanimë trajneri i Marsejës kujton se donte të mësonte metodat e spanjolit dhe nuk kurseu asnjë përpjekje për ta arritur këtë.

“Kur isha 27 ose 28 vjeç u përballëm me Barçën me Xavi, Iniesta, Ronaldinho, Messi... Dhe diçka ndodhi brenda meje. Ne vrapuam për 95 minuta, bëja një maratonë në çdo ndeshje kundër tyre dhe e preka topin tre ose katër herë. Nuk e kuptuam se çfarë po ndodhte. Kështu nisa të interesohesha për këtë çështje, studiova, analizova...”,- shpjegoi trajneri italian.

Më vonë, pasi vari këpucët në gozhdë, Gattuso e kuptoi se duhej të mësonte nga më të mirët dhe për këtë arsye shkoi në Munich për të analizuar metodat stërvitore të Guardiolës, asokohe trajner i Bayernit. 

"Kam kaluar pothuajse tre ditë jashtë terrenit të stërvitjes së Bayernit, duke pritur që të vinte makina e Guardiolës. Nuk i kisha kërkuar askujt asgjë, sepse nuk më pëlqen të kërkoja favore. Ai më njohu kur na kaloi, por ne kishim qenë tashmë atje edhe dy ditët e mëparshme. Gigi (asistenti i tij) dhe unë ishim ngrirë për vdekje."

Gattuso, i cili përveç Guardiolës, ka si referencë edhe trajnerë të tjerë, si Carlo Ancelotti, Marcello Lippi, Walter Smith dhe Alberto Zaccheroni, pranon se nuk e ka humbur pasionin që kishte si lojtar. 

"Në stërvitje unë bërtas për një orë e një çerek si një çekiç, por kur mbaroj nuk dua që asnjë nga stafi im të endet nëpër dhomat e zhveshjes, apo në dhomën e masazhit. Nuk më intereson nëse thonë "çfarë trajner idiot'. Sepse këtë e kam thënë unë shumë herë kur isha lojtar."

Për sa i përket kritikave, trajneri italian pranon se jeton mirë me to. "Ne nuk do të ndryshojmë botën. Ne jetojmë në një botë të së keqes, për shkak të atyre që unë i quaj 'luanët e tastierës', të cilët derdhin urrejtjen e tyre pas një ekrani dhe që mund t'ju shkatërrojnë në 10 minuta. Duhet të keni forcën. të besosh në atë që po bën."

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll