Sport

Ish-lojtari i Man.Unitet zbulon se Nike ka një "faqe sekrete", ku akses kanë vetëm sportistët që përfaqësojnë markën...

Ben Foster tregon gjithçka në podkastin e tij të quajtur 'Fozcast'

6 Janar 2024, 18:19 Nga DOSJA

Ish-lojtari i Man.Unitet zbulon se Nike ka një "faqe sekrete", ku

ANGLI - Ben Foster, një ish-portier anglez 40-vjeçar, zbuloi në një podcast ekzistencën e një “faqeje sekrete” të Nike, në të cilën kanë akses vetëm sportistët e sponsorizuar nga marka.

Fillimisht, ai shpjegoi se si ndodhnin gjërat në kohën e tij. “Të gjithë kishin një përfaqësues”,- tha ish-lojtari, i cili luajti për Manchester United dhe Watford. "Ai ishte dikush që qëndronte pranë klubit, një djalë që shfaqej një herë në muaj ose kur dilnin produkte të reja.

Ai kontaktonte me atletët e sponsorizuar nga Nike dhe në thelb u tregonte atyre disa këpucë të reja, ose produkte të tjera që po promovoheshin, duke i pyetur ata nëse kishin nevojë për ndonjë gjë”.

“Por tani gjithçka ka ndryshuar”,- ka vazhduar Foster, në podcast-in e tij me titull ‘Fozcast’. "Ekziston një uebsajt sekret për sportiestët e Nike, me një hyrje dhe një fjalëkalim. Ata hyjnë në të dhe në thelb porosisin atë që duan. Të gjithë kanë një llogari ku kreditohet një shumë e caktuar dhe ata thjesht duhet të zgjedhin. Është shumë 'cool', të jemi të sinqertë." 

Nike sponsorizon qindra atletë në mbarë botën, duke përfshirë Cristiano Ronaldon dhe LeBron James.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll