Sport

Haaland dhe Rodri ende janë në dyshim për t'u aktivizuar te Manchester City...

Guardiola ende nuk e di nëse mund të përdorë të dy lojtarët kundër Huddersfield

6 Janar 2024, 11:38 Nga DOSJA

Haaland dhe Rodri ende janë në dyshim për t'u aktivizuar te

ANGLI - Guardiola ende nuk e di nëse mund të përdorë Haaland dhe Rodri në ndeshjen e nesërme mes Man.City dhe Huddersfield, një klub që luan në kategorinë e dytë. Norvegjezi nuk ka luajtur që nga 6 dhjetori për shkak të një dëmtimi në këmbë. 

“Erling është pak më mirë. Ndërsa dëmtimi ndikon në kockë, duhet të jeni më të kujdesshëm. Ai mori dy seanca të plota stërvitore, pa paraqitur ndonjë ankesë”,- thotë Pep. 

Guardiola mund të humbasë ndeshjen për shkak të vdekjes së gjyshes së tij në Spanjë.  “Nuk do të jetë këtu sot, apo nesër. Ndoshta do të kthehem në kohë për ndeshjen. Familja është gjëja më e rëndësishme”,- thekson Guardiola.

Në fund, ai bëri të ditur se Bernardo Silva, Kalvin Phillips, Matheus Nunes dhe Scott Carson kanë qenë të sëmurë. Nga ana tjetër, De Bruyne dhe Doku tashmë stërviten pa kufizime.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll