Aktualitet

“S’ruhem nga policia”, Lame tregon kërcënimet serioze që ka marrë: S’ka shqiptar që merret me pronat dhe…

6 Nëntor 2019, 21:24 Nga DOSJA
“S’ruhem nga policia”, Lame tregon kërcënimet

TIRANË– Artan Lame, Drejtori i Agjencisë Shtetërore të Kadastrës këtë të mërkurë në emisionin Opinion ka treguar kërcënimet që ai ka marrë, sa i përket çështjes së pronave në bregdet.

Drejtuesi i emisionit i vendosi zotit Lame pyetjen e gazetarit Artan Hoxha, i cili e pyeste një natë më parë, nëse ishte marrë në mbrojtje ai vetë apo drejtorët e Hipotekës në rrethe.

“Erdha me ndonjë polic, unë? Nëse nuk i fut dorën njeri në xhep nuk ka ndonjë…”, tha Lame sa i përket pyetjes nëse ruhet nga efektivë të policisë.

I pyetur drejtpërdrejt nëse kishte marrë kërcënime, Drejtori i Agjencisë Shtetërore të Kadastrës tha: “Ka ndonjë shqiptar që është marrë me pronat dhe s’ka marrë kërcënim? Ka nga më të ndryshmet dhe deri tek kërcënimet serioze që i kam referuar aty ku duhet. Është mëse normale që mund të ketë të tilla gjëra… Nuk rezulton që nga drejtorët aktualë të jenë nën mbrojtjen e policisë”

Marrë nga Opinion.al

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet artan lame kercenimet qe ka marre artan lame artan lame kercenimet qe ka marre artan lame

Sondazh

Poll