Aktualitet

Pjesë e ‘grupit të zjarrit’ që vranë efektivin Ibrahim Basha në Lazarat, arrestohet i shumëkërkuari në Rinas (Video)

6 Nëntor 2019, 20:26 Nga DOSJA
Pjesë e ‘grupit të zjarrit’ që vranë efektivin

TIRANË– Beqo Brahimi, i dënuar me 8 vite burg si pjesë e “grupit të zjarrit” gjatë aksionit të policisë në fshatin Lazarat në vitin 2015, ka rënë në pranga ditën e sotme. Dosja.al mëson se Brahimi është arrestuar në Rinas, teksa po kthehej nga Belgjika.

Burime zyrtarë bëjnë me dije se policia ka pasur informacion për këtë udhëtim të 30-vjeçarit nga Gjirokastra dhe kanë zbarkuar në Rinas për të bërë të mundur arrestimin e tij.

Beqo Brahimi ishte në kërkim për kultivim kanabisi dhe për rezistencë me armë ndaj policisë gjatë aksionit që RENEA zhvilloi në Lazarat në vitin 2014 ku mbeti i vrarë efektivi Ibrahim Basha.

Brahimi u dënua në mungesë me 8 vite burg, ndërkohë që i gjithë ‘grupi i zjarrit’ që përbëhej nga pesë anëtarë u dënuarn nga Gjykata e Krimeve të Rënda me një total prej 52 vitesh burg.

Emrat e të dënuarve

1-Arbion Aliko u dënua me 13 vite burg

2-Gurgaz Skënderi u dënua me 11 vite burg

3-Enrik Skënderi u dënua me 10 vite burg

4-Alfred Poko u dënua me nga 10 vite burg

5-Beqo Brahimi u dënua me 8 vite burg

Çfarë ndodhi në Lazarat në vitin 2015

Në datë 24.06.2015, në fshatin Lazarat të rrethit Gjirokastër, RENEA dhe forca të shumta policie zbarkuan në Lazarat një ditë pasi në këtë zonë ishte raportuar për të shtëna armësh, por u përballën me kallashin e vendasve.

Ishte Ruhan Hiraj bashkë me 10 ose 15 persona të tjerë qëlluan me artileri të rëndë, snajperë e automatikë nga pjesa e sipërme e fshatit, duke hapur zjarr mbi efektivët.

Këta të fundit u përgjigjën por si pasojë e të shtënave, efektivi i RENEAS Ibrahim Basha mbeti i vdekur brenda në automjetin e policisë, ndërsa dy të tjerë, Jetmir Isaj dhe Perlat Hamitaj mbetën të plagosur.

Hiraj u deportua nga SHBA-ja më datë 10 korrik të këtij viti. 22-vjeçari . Dyshohet se Hiraj mori pjesë në vrasjen e efektivit më 26 qershor 2015 gjatë një aksioni të forcave RENEA në Lazarat.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet beqo brahimi beqo brahimi vrasja e ibrahim bashes arrestohet beqo brahimi beqo brahimi vrasja e ibrahim bashes

Sondazh

Poll

Aktualitet 6 Nëntor 2019, 18:08

BERAT– Një 35-vjeçar i identifikuar si Fatjon Rama është aksidentuar në momentin që po drejtonte një kamion me pllaka guri, të cilat po I transportonte d...