Aktualitet

Do kalonte dy ekuadoriane nga Hani Hotit, policia vendos në pranga 39-vjeçarin

Policia vijon hetimet për veprime të mëtejshme. 

6 Janar 2024, 16:37 Nga h.k
Do kalonte dy ekuadoriane nga Hani Hotit, policia vendos në pranga
Foto ilustruese

HANI HOTIT-Një 39 vjeçar nga Ekuadori është arrestuar nga policia e Shkodrës në pikën kufitare të Hanit të Hotit. Ai ishte duke tentuar të kalonte në mënyrë të paligjshme me automjet në Malin e Zi, 2 shtetase nga Ekuadori.

Policia vijon hetimet për veprime të mëtejshme. 

NJOFTIMI I POLICISË

Specialistët e Drejtorisë Vendore të Kufirit dhe Migracionit Shkodër arrestuan në flagrancë shtetasin J. B., 39 vjeç, nga Ekuadori, rezident në Itali, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, pasi është kapur në PKK Hanit i Hotit, duke tentuar të kalonte në mënyrë të paligjshme, me automjet, në Malin e Zi, 2 shtetase nga Ekuadori. Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

hani hotit

Sondazh

Poll