Bota

Arrestimi i ish-ushtarit të UÇK-së, ministria e Jashtme e Kosovës: Kemi njoftuar Zyrën e BE-së dhe Ambasadën e SHBA-ve në Serbi për rastin

Arrestimi i Hasan Dakajt dhe Xhavit Dakajt u bë ditën e djeshme në Merdare kur ata po kalonte kufirin për të shkuar më pas drejt Italisë.

6 Janar 2024, 12:39 Nga N.F
Arrestimi i ish-ushtarit të UÇK-së, ministria e Jashtme e
Hasan Dakaj

KOSOVË- Pas arrestimit të ish-ushtarit të UÇK-së, Hasan Dakajt dhe Xhavit Dakajt ditën e djeshme nga autoritet serbe ka ardhur edhe reagimi i ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës së Kosovës. Arrestimi i Hasan Dakajt dhe Xhavit Dakajt u zhvillua ditën e djeshme në Merdare kur ata po kalonte kufirin për të shkuar më pas drejt Italisë. MPDJ njoftoi se Xhavit Daka është liruar, ndërsa shtoi se për këtë çështje kanë njoftuar zyrën e BE-së, Ambasadën e SHBA-së dhe atë të Britanisë së Madhe në Serbi.

“Pas njoftimit mbi arrestimin e dy qytetarëve të Republikës së Kosovës, Hasan dhe Xhavit Daka (ky i fundit tashmë i liruar), Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka aktivizuar të gjithë mekanizmat e saj institucional. Janë njoftuar edhe mekanizmat ndërkombëtarë për veprimet e Serbisë ndaj qytetarëve të Kosovës. Për këtë rast është njoftuar Zyra e BE-së në Serbi, Ambasada e SHBA-ve dhe ajo e Britanisё sё Madhe nё Serbi”, thuhet në reagim.

Më tej në njoftim ministria thekson se shteti i Kosovës dënon ndalimin, arrestimin dhe keqtrajtimin e qytetarëve të Kosovës në Serbi si dhe kanë shtuar se do t’u drejtohet autoriteteve serbe me një kërkesë për të lejuar shefin e Zyrës Ndërlidhëse të Kosovës në Serbi, Jetish Jasharin që të vizitojë ish-ushtarin e UÇK-së.

“Zyra Ndёrlidhёse e Republikёs sё Kosovёs nё Serbi, do tё paraqes kёrkesё zyrtare autoriteteve serbe pёr tё lejuar Ambasadorin Jashari ta vizitojё z. Hasan Daka, nё mёnyrё qё shteti dhe Qeveria e Republikёs sё Kosovёs tё njoftohet mё konkretisht pёr trajtimin qё po i bёhet z. Daka nga organet serbe," thuhet më tej.

hasan dakaj xhavit dakaj arrestim serbia

Sondazh

Poll