Bota

Lufta në Gaza, UNICEF e alarmuar për fatin e fëmijëve: Një makth që po përkeqësohet, bota nuk mund që vetëm të shikojë

Sipas këtij sondazhi që prëj nisjes së luftës 1.1 milionë fëmijë dhe adoleshentë në enklavën palestineze nuk marrin lëndët ushqyese që u nevojiten.

6 Janar 2024, 11:49 Nga N.F
Lufta në Gaza, UNICEF e alarmuar për fatin e fëmijëve:
Fëmijë në Gaza

PALESTINË- Fondi i Kombeve të Bashkuara për Fëmijët, UNICEF për mes një sontazhi të kryer në fund të dhjetorit ka paralajmëruar se sëmundjet dhe kequshqyerja po kërcënon më shumë se 1.1 milionë fëmijë në rripin e Gazës. Sipas këtij sondazhi që prej nisjes së luftës 1.1 milionë fëmijë dhe adoleshentë në enklavën palestineze nuk marrin lëndët ushqyese që u nevojiten. Drejtoresha ekzekutive e UNICEF-it, Kathryn Russell u shpreh se kjo situatë duhet të ndalojë dhe se bota nuk mund të qëndrojë duke shikuar këtë situatë.

“Fëmijët në Rripin e Gazës janë të bllokuar në një makth që po përkeqësohet çdo ditë që kalon. E ardhmja e mijëra fëmijëve në Rripin e Gazës varet në balancë. Bota nuk mund që vetëm të shikojë. Dhuna dhe vuajtja e fëmijëve duhet të ndalet”, theksoi Russell.

Rastet e diarresë tek fëmijët nën 5 vjeç u rritën nga 48,000 në 71,000 në vetëm një javë nga 17 dhjetori. Sipas agjencisë së OKB-së për fëmijë, është e pamundur që familjet e zhvendosura me fëmijë të mbajnë nivelet e nevojshme të higjienës për të parandaluar përhapjen e sëmundjes, pasi uji i pijshëm dhe shërbimet higjienike janë ndërprerë 24 orë pas nisjes së konfliktit.  Nga lufta mes Izraelit dhe Hamasit në Rripin e Gazës janë vrarë 22,600 enklavë palestineze, shumica dërrmuese e tyre gra dhe fëmijë.

palestine gaza femije unicef lufta izrael-palestine

Sondazh

Poll