Bota

Tërmeti në Japoni/ Shkon në 110 numri i viktimave, mbi 200 të zhdukur

Në ditën e pestë të kërkimeve mësohet se bilanci i viktimave po thellohet. 

6 Janar 2024, 10:55 Nga N.F
Tërmeti në Japoni/ Shkon në 110 numri i viktimave, mbi 200
Pamje iluestruese

JAPONI- Pesë ditë pas rënies së tërmetit i cili goditi Japoninë duket se shpresa për të gjetur të mbijetuar po ulet. Në ditën e pestë të kërkimeve mësohet se bilanci i viktimave po thellohet. Sipas mediave lokale deri më tani 110 persona kanë humbur jetën dhe të paktën 516 kanë mbetur të plagosur.

Ndërkohë edhe të zhdukur ka në numër të madh ku sipas informacioneve nga shërbimet e urgjencës numri shkon deri në 222 të zhdukur. Përveç dëmeve në njerëz tërmeti ka shkatërruar qindra ndërtesa.

Dëmet më të mëdha i numëron prefektura Ishikawa në të cilën janë shkatërruar më shumë se 250 shtëpi ndërsa zjarret shkatërruan rreth 300 ndërtesa të tjera. Gjithashtu rajoni vazhdon të ketë mungesë të energjisë elektrike, ujit dhe karburantit.

japoni termet viktima

Sondazh

Poll