Bota

VIDEO/ Avionit i shkëputet dritarja gjatë fluturimit, detyrohen të kryejnë ulje emergjente

Boeing 737 Max 9 i Alaska Airlines u kthye në Portland pas 35 minuta fluturimi pasi një pjesë e jashtme e avionit si dhe dritaraja u shkëputën duke krijuar një hapësirë të madhe. 

6 Janar 2024, 09:41 Nga N.F
VIDEO/ Avionit i shkëputet dritarja gjatë fluturimit, detyrohen
Pamje nga avioni

SHBA- Një avion i Alaska Airlines është detyruar ditën e djeshme të kryente një ulje emergjente pasi teksa po fluturonte i është shkëputur një dritare. Boeing 737 Max 9 i Alaska Airlines u kthye në Portland pas 35 minuta fluturimi pasi një pjesë e jashtme e avionit si dhe dritaraja u shkëputën duke futur ajër brenda kabinës.

Agjencia Federale e Aviacionit të SHBA në reagimin e saj ështe shprehur se avioni u kthye i sigurt dhe se në fillim ishin njoftuar se aryesja e kthimit kishte qene një problem me presionin e ajrit. Ndërkohë në lidhje me ngjarjen autoritetet kanë nisur hetimet për të zbuluar arsyet se pse një pjesë e madhe e dritares së avionit u shkëput duke rrezikuar jetën e pasagjerëve.

Kompania Alaska Airlines tha se incidenti ndodhi menjëherë pas nisjes dhe se këto incidente janë të rrallë.

“Ky incident është i rrallë, por ekuipazhi ynë i fluturimit u trajnua dhe u përgatit për të menaxhuar në mënyrë të sigurt situatën”, deklaroi kompania.

shba avion ulje emergjente

Sondazh

Poll