Aktualitet

EMRI/ Arrestohet i shumëkërkuari i drejtësisë italiane! Menaxhonte trafikun e drogës: Shqipëri-Greqi-Turqi- Itali

Qibini konsiderohet si ndërmjetës në trafikun ndërkufitar të drogës dhe për këtë krim ai ishte shpallur në kërkim prej 2011.

6 Janar 2024, 07:49 Nga I.A
EMRI/ Arrestohet i shumëkërkuari i drejtësisë italiane!
Policia italiane

ITALI- Një shqiptar i shumëkërkuar i drejtësisë italiane është arrestuar në Napoli. Mësohet se në pranga ka rënë Fasli Qibini, i cili ndodhej në kërkim prej 13 vitesh.

64-vjeçari u dënua në vitin 2012 me 22 vite burg për trafik droge. Qibini konsiderohet si ndërmjetës në trafikun ndërkufitar të drogës dhe për këtë krim ai ishte shpallur në kërkim prej 2011.

Sipas hetuesve, ai menaxhonte dhe ndërmjetësonte trafikun e heroinës midis Shqipërisë, Greqisë, Turqisë dhe Italisë Jugore, ku bënte biznes me klanin Di Lauro dhe më pas me "Nardielli".

faslli qibini

Sondazh

Poll