Aktualitet

Autori, çmimi apo përmbajtja, si e zgjedhin shqiptarët librin që blejnë?

Rreth 50 përqind kanë autorin shumë të rëndësishëm për të zgjedhur një libër dhe shumë e vogël është përqindja e atyre që vendosin apo ndikohen nga kopertina, çmimi, numri i faqeve apo shtëpia botuese.

5 Janar 2024, 22:03 Nga r.ll
Autori, çmimi apo përmbajtja, si e zgjedhin shqiptarët librin
foto ilustruese

TIRANË- Shqiptarët e zgjedhin librin nga përmbajtja dhe autori.

Të pyetur nga Barometri se cili është faktori që ndikon në përzgjedhjen e një libri, mes alternativave “përmbajtja, kopertina, çmimi, volumi, autori apo shtëpia botuese”, shumica e tyre, 73 përqind, zgjedhin përmbajtjen si faktor kryesor.

Rreth 50 përqind kanë autorin shumë të rëndësishëm për të zgjedhur një libër dhe shumë e vogël është përqindja e atyre që vendosin apo ndikohen nga kopertina, çmimi, numri i faqeve apo shtëpia botuese.

blerja e librave

Sondazh

Poll