Aktualitet

Zona e Freskut në errësirë, ndërpritet energjia elektrike, OSHEE-ja: Brenda orës vijnë dritat

6 Nëntor 2019, 20:08 Nga DOSJA
Zona e Freskut në errësirë, ndërpritet energjia elektrike,

TIRANË– Zona e Freskut në kryeqytet ka mbetur në errësirë pasi është shkëputur energjia elektrike. Dosja.al mëson se e gjithë zona pranë malit të Dajtit është pa energji, për të mos harruar edhe motin e keq dhe shirat e shumtë që vazhdojnë në Tiranë.

Ndërkohë bëhet me dije se OSHEE-ja ka premtuar se brenda orës do të kthehet energjia elektrike në zonën e Freskut. Metet të presim për të parë nëse qytetarët e Kinostudios dhe zonave të tjera pranë Dajtit do të kenë energji elektrike në orët në vijim.

Kujtojmë që moti i keq ka mbërthyer disa qytete të Shqipërisë pasditen e sotme duke sjellë përmbytje në Lezhë, Durrës dhe disa lagje të Tiranës. Ndërprerje t energjisë elektrike ka patur edhe në Lezhë e Shëngjin.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet fresku pa drita tirane fresku pa drita tirane

Sondazh

Poll

Aktualitet 6 Nëntor 2019, 18:08

BERAT– Një 35-vjeçar i identifikuar si Fatjon Rama është aksidentuar në momentin që po drejtonte një kamion me pllaka guri, të cilat po I transportonte d...