Aktualitet

E mitura alarmon Greqinë, sulmon të ëmën 12 herë me thikë dhe habit me deklaratën: S’më kujtohet

6 Nëntor 2019, 19:29 Nga DOSJA
E mitura alarmon Greqinë, sulmon të ëmën 12 herë me

GREQI– Një 14-vjeçare ka sulmuar me thikë nënën e saj. Ngjarja mësohet të ketë ndodhur para disa ditësh në Kaminia të Greqisë, po është bërë publike vetëm sot.

Mediat greke shkruajnë se në orën 02:00 të mëngjesit të së enjtes së kaluar, vajza 14-vjeçare ka shkuar në kuzhinë, ka marrë thikën e gjatë 23 cm dhe më pas është drjetuar për në dhomën ku flinte e ëma për ta sulmuar atë plot 12 herë.

Ulërimat dhe britmas e nënës së sulmuar ka bërë që të zgjohet vajza tjetër, e cila ka telefonuar policinë dhe ambulancën.

Më pas nëna është dërguar me plagë të mëdha në spital dhe aktualisht është jashtë rrezikut për jetën.

Por ajo që bën çudi është edhe fakti që vajza 14-vjeçare që sulmoi të ëmën ka deklaruar se nuk mban mend asgjë dhe është lënë e lirë nga policia.

Ndërkohë fqinjët kanë deklaruar se familja shqiptare është një familje e qetë dhe shumë e rregullt.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet 14 vjecarja shqiptare sulmon nenen me thike greqi 14 vjecarja shqiptare sulmon nenen me thike greqi

Sondazh

Poll

Aktualitet 6 Nëntor 2019, 18:08

BERAT– Një 35-vjeçar i identifikuar si Fatjon Rama është aksidentuar në momentin që po drejtonte një kamion me pllaka guri, të cilat po I transportonte d...