Bota

Ngrin Italia dhe Ballkani/ Cikloni Befana sjell borë, erë dhe shi

Rënia e temperaturës do të jetë edhe më e theksuar në këtë fundjavë dhe të vijojnë edhe në ditët e parë të javës së ardhshme.

5 Janar 2024, 18:24 Nga A.TH

 

Ngrin Italia dhe Ballkani/ Cikloni Befana sjell borë, erë dhe shi
foto ilustruese

 

ROMË- Lamtumirë temperaturave të larta dhe motit të qëndrueshëm. Italia dhe më pas edhe Ballkani do të përfshihen nga cikloni Befana me mot të ftohtë, me shi, erëra të fuqishme dhe borë në lartësi të mëdha.

Mediat italiane shkruajnë se ndryshimi i shpejtë i motit nuk ka të bëjë vetëm me këtë zonë, por një pjesë të madhe të Evropës. Këto janë pasojat e ngritjes së një anticikloni të fortë midis Britanisë së Madhe dhe Skandinavisë. Alarmi i verdhë është aktivizuar për sot në një pjesë të Ligurias, Lombardi, disa pellgje lumenjsh në Veneto, Emilia-Romagna dhe Toskana.

Duke nisur nga dita e sotme, pritet një përkeqësim i fortë i kushteve të motit në pellgun e Mesdheut kryesisht në Sardenjë, me borë në Alpe, veçanërisht në Lombardi dhe Triveneto duke filluar nga 700 m mbi nivelin e detit me akumulime të bollshme në lartësitë e mëdha, ku mesatarisht mund të bien 60-80 cm borë.

Nga nesër herët në mëngjes dhe për 18-24 orët në vijim priten erëra të stuhishme në zonat bregdetare të Sardenjës, në Pulia qendrore-jugore dhe në sektorët e Bazilikatës dhe Kalabrisë.

Të dielën, cikloni Befana do të lëvizë drejt Adriatikut të Mesëm që çon ajrin e akullt drejt Ballkanit, me origjinë të largët ruse. Rënia e temperaturës do të jetë edhe më e theksuar në këtë fundjavë dhe të vijojnë edhe në ditët e parë të javës së ardhshme.
Parashikohet që era do të fryjë deri në stuhi shumë të forta në ishujt e mëdhenj dhe transporti detar do të ketë vështirësi.

cikloni befana

Sondazh

Poll