Bota

Mbi 22 mijë të vrarë në Gazë, frikë për përshkallëzimin e konfliktit

Presidenti i Iranit dhe komandanti i Gardës Revolucionare u zotuan sot për hakmarrje gjatë funeralit të viktimave të sulmit të dyfishtë me bombë, të kryer nga organizata Shteti Islamik

5 Janar 2024, 18:18 Nga A.TH
Mbi 22 mijë të vrarë në Gazë, frikë për
foto ilustruese

GAZË- Ministria e Shëndetësisë palestineze njoftoi sot se numri i të vrarëve në Gazë shkoi në 22.600, nga të cilët 162 u vranë në 24 orët e fundit.

Ndërsa numri i viktimave dhe i të plagosurve rritet, në rajon është rritur frika për përshkallëzimin e konfliktit. Presidenti i Iranit dhe komandanti i Gardës Revolucionare u zotuan sot për hakmarrje gjatë funeralit të viktimave të sulmit të dyfishtë me bombë të kryer nga organizata Shteti Islamik dy ditë më parë, shkruajnë mediat e huaja.

Në të njëjtën kohë, skica e planit fillestar për të nesërmen e pas luftës në Rripin e Gazës, u prezantua dje nga ministri izraelit i Mbrojtjes Yoav Gallad, i cili parashikon se nuk do të ketë as Hamas dhe as administratë politike izraelite. Izraeli vazhdoi sot të bombardojë Rripin e Gazës, ndërsa Sekretari i Shtetit i SHBA Anthony Blinken viziton në rajonin, duke kërkuar të parandalojë përhapjen e luftës në Lindjen e Mesme pas një jave tensioni të lartë.

Sipas planit, operacionet ushtarake në Rripin e Gazës do të vazhdojnë deri në kthimin e pengjeve, shkatërrimin e aftësive ushtarake dhe qeveritare të Hamasit dhe eliminimin e kërcënimeve ushtarake.  Më pas do të fillojë një fazë e re, dita tjetër e luftës, gjatë së cilës Hamasi nuk do të kontrollojë Gazën. Në javët e fundit, analistët i janë referuar skenarëve të ndryshëm, duke përfshirë kthimin në Rripin e Gazës pas luftës së Autoritetit Palestinez të Mahmud Abbas, selia e të cilit është në Bregun Perëndimor të pushtuar.

lufta izrael-palestine

Sondazh

Poll