Aktualitet

U kap në fermë kanabisi, zbardhet dëshmia e shqiptarit në Britani: Më detyruan ta bëja, ose do të kisha pasoja

Mësohet se në shtëpinë e barit u gjetën rreth 150 bimë kanabisi së bashku me gjithë pajisjet e nevojshme për rritjen dhe përpunimin e lëndës narkotike, e cila vlerësohet se vlente rreth 60 mijë paundë.

5 Janar 2024, 18:05 Nga r.ll
U kap në fermë kanabisi, zbardhet dëshmia e shqiptarit në
krisjan kumaraku

BRITANI- Një i ri shqiptar i cili punonte si "kopshtar" në një fermë kanabisi u kap pasi pagoi taksën e këshillit për pronën. Krisjan Kumaraku u zbulua pasi policia bastisi shtëpinë dhe gjatë kontrollit të banesës në dhjetorin e vitit të kaluar u zbulua se brenda saj ishte ngritur një plantacion kanabisi ku 3 dhoma ishin përshtatur për kultivimin e drogës.

Gjatë arrestimit të tij, 26-vjeçarit iu gjetën çelësat e banesës, dy telefona celularë dhe rreth 300 paundë britanikë. Pas arrestimit ai u tha autoriteteve se kishte mbërritur në Mbretërinë e Bashkuar nga Franca në pjesën e pasme të kamionit në mars 2023 dhe se u detyrohej para atyre që e kishin transportuar. Ai tha se i ishte thënë që të kujdesej për bimët dhe të paguante faturat e shtëpisë “ose do të kishte pasoja”. Ai deklaroi se tashmë do të kthehet në Shqipëri dhe të bëjë punën që kishte bërë më herët në sektorin e mikpritjes.  

Mësohet se në shtëpinë e barit u gjetën rreth 150 bimë kanabisi së bashku me gjithë pajisjet e nevojshme për rritjen dhe përpunimin e lëndës narkotike, e cila vlerësohet se vlente rreth 60 mijë paundë.

Raportohet se policët gjetën disa fatura për pagesën e energjisë elektrike dhe taksave të këshillit, të cilat ishin bërë në pikat lokale. Policia kontrolloi kamerat për të parë se kush kishte bërë pagesat përkatëse dhe identifikoi të riun shqiptar Kumaraku.

krisjan kumaraku

Sondazh

Poll