Aktualitet

Punonjësit e kujdesit shëndetësor në Shqipëri, qëndrojnë apo largohen?

Vetëm 50% e punonjësve të kujdesit shëndetësor të trajnuar në Shqipëri mbeten në vend. 

5 Janar 2024, 17:18 Nga r.ll
Punonjësit e kujdesit shëndetësor në Shqipëri,
foto ilustruese

TIRANË- Gjermania ka shumë pak punonjës të kujdesit shëndetësor dhe po përpiqet të mbyllë boshllëqet me nxitjet e rekrutimit në vendet më të varfra. Si rrjedhojë, shumë të rinj të trajnuar mirë në Shqipëri po i bëjnë gjërat gati dhe po largohen për në Gjermani.

Në Tiranë, 22- vjeçarja Alketa Kaja po kryen një kurs special të gjuhës gjermane për kujdesin shëndetësor dhe infermierinë për t'u përgatitur për jetën e saj të re. Një klinikë gjermane i ka ofruar një punë dhe po paguan tarifat e kursit, shkruan DW.  

Vetëm 50% e punonjësve të kujdesit shëndetësor të trajnuar në Shqipëri mbeten në vend. Njëri prej tyre është Kastriot Qehaja. Edhe pse puna e tij është e mundimshme dhe e paguar dobët, ai nuk dëshiron të largohet nga vendi i tij. Dikush duhet të kujdeset për të moshuarit, fëmijët e të cilëve kanë shkuar për të punuar në Evropën Perëndimore. 

Para pak muajsh çdo student i mjekësisë që nuk përmbush detyrimin ligjor, për të ofruar shërbim shëndetësor deri në 5 vite në vendin e tij dhe zgjedh të largohet jashtë Shqipërisë pas studimeve, do të duhet të paguajë një tarifë prej 240 mijë lekë të reja për çdo vit studimi. Për 4 jav rresht studentët e Mjekësisë protestuan dhe bojkotuan mësimin kundër ligjit që i vendoste mes dy zgjedhjeve.

Kujtojmë gjithashtu se Gjykata Kushtetuese e pezulloi ligjin për studentët e Mjekësisë, i cili i ndalonte ata të iknin nga Shqipëria 5 vite pas mbarimit të studimeve. Çështja u dërgua në Gjykatën Kushtetuese nga një grup studentësh të Mjekësisë si dhe nga 30 deputetët të opozitës. Veç pezullimit studentët kanë kërkuar që ligji të shfuqizohet.

punonjësit e kujdesit shëndetësor shqiperi gjermani

Sondazh

Poll